• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve/ Kush do t’i udhëheqë protestat, partitë politike apo aktivistët?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Të martën, një protestë tjetër është thirrur para kryeministrisë. Premtimeve për uljen e çmimeve u doli boja shpejt. Një mirazh i fitores qytetare mbi neglizhencën e qeverisë u pa në ditët e para të protestës. Por efekti i pakënaqësisë popullore humbi shpejt dhe çmimet e naftës, të bukës, të miellit, vajit, sheqerit, mishit, vezët, ujit etj kanë shkuar prap lart. Me të vetmin ndryshim; tregtarët kanë tani edhe bekimin e qeverisë.

Prandaj Adriatik Lapaj, një nga organizatorët e protestave, po kërkon rikthimin e qytetarëve në bulevard. “Kur ne nuk dalim, çmimet rriten” shkruhet në pankartën që publikoi ai në rrjetet sociale dhe ku i bën thirrje qytetarëve të dalin në shesh të martën, në orën 17:00.

Lapaj ishte ndër të parët që organizoi protestat, që detyroi qeverinë të reagojë menjëherë, me krijimin e bordeve dhe kontrollet në karburante dhe dyqane.

Rama nuk ia ka kursyer fyerjet dhe akuzat. Ka thënë se Lapaj dhe shokët e tij po i shërbejnë Putinit dhe politikave të Rusisë për trazira në vendet e NATO-s. Pastaj i ka sharë si sharlatanë, të pamend, mashtrues, protestues profesionistë etj.

Por ditët e fundit organizatorët e protestave janë nën një presion tjetër; nga partitë e opozitës. Disa herë, Adriatik Lapaj është akuzuar për përfitime nga projektet e Soros apo për dirigjimin që i bën ambasada amerikane. Deri tani, këto akuza i ka shmangur me takt.

“Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja… Nuk ka problem ajo që them, por i kujt jam. Nuk ka problem ekonomia, as çmimet, as vjedhja, as mungesa e ilaçeve, as mjerimi në vlerat e pensioneve, ndihmës ekonomike, KEMP-it…rëndësi ka i kujt jam unë. Asnjë nga versionet nuk merr në konsideratë që jam i vetes dhe Ferman Lapaj-t” shkruan ai në një nga reagimet për sulmet që i bëhen si marionetë e njërës apo tjetrës palë.

Por ndryshe nga thumbat dhe hamendësimet e zakonshme, këto ditë erdhi një reagim i fortë dhe i qartë nga një përfaqësues i Partise Demokratike. Edi Paloka sulmoi direkt organizatorët e protestave duke i akuzuar për infltrim të qëllimshëm nga Rama me mision sabotimin e pakënaqësisë popullore. “Zëhollët” i quan Paloka, ndërsa paralajmëron se tani, frerët e protestave do t’i marrin demokratët. Se çfarë i pret ata që vetëquhen “shoqëri civile”, Paloka nuk pati komplekse ta thotë troç.

“Ne protestat e tjera , ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per bythe jashte protestes!” shkruajti deputeti i Partisë Demokratike.

Paloka publikoi dy foto, që tregojnë si nisën dhe si përfunduan protestat qytetare nën udhëheqjen e atyre që i përbuzin partitë politike.

Si nisi protesta kundër rritjes së çmimeve
Si nisi protesta kundër rritjes së çmimeve

 

Si përfundoi protesta kundër rritjes së çmimeve
Si përfundoi protesta kundër rritjes së çmimeve


Pedagogun Ervin Goci, një prej organizatorëve më të zellshëm të protestës kundër rritjes së çmimeve, duket se fjalët e Palokës e kanë kapur në befasi. Goci ngjan i habitur nga Paloka, aq më tepër kur kujton se Berisha i ka përkrahur protestat dhe së dyti, mijëra demokratë kanë mbushur bulevardin në ditët e protestës.

“Ky zoteria, nuk ka as minimumin e respektit per mijera demokrate qe kane ardh ne proteste thjesht dhe nisur nga interesi i tyre dhe jo thjesht per vijen te partise, per ne jo e jo” shkruan Goci.

Ajo që pedagogur nuk llogarit, është se si prania e demokratëve në protestë, ashtu edhe mbështetja e Berishës është pjesë e politikës për ta bërë akoma më të madhe protestën. Nuk është i rastësishëm as mesazhi i Palokës.

Sa për aktivistët, Goci betohet se ata “jane angazhuar me mish e shpirt ne shume kauza, pa u harkuar te ndonje strofkull e ngrohte, por me sakrifica te medha”.


Për kreun e Organizatës Politike, Arlind Qorin, bashkimi i Berishës me protestën e qytetarëve duket e pamundur. Njësoj si Ramën, ai e sheh Berishën, një tjetër të akuzuar të madh për gjendjen ku është vendi.

Sipas Qorit, arsyet se pse Berisha nuk vjen dot në protestë janë disa: “1. Ai nuk flet dot për shkatërrimin e rafinerisë së Ballshit, 2. Ai nuk flet dot për grosistët e naftës 3. Ai nuk flet dot kundër oligarkëve – prej Manes, Kastratit, Salillarit, Frangajt, Gecit, Ulajt &co 4. Ai nuk flet dot për të drejtat e punëtorëve 5. Ai nuk flet dot për studentët 6. Ai nuk flet dot kundër dhunës policore se e njëjta polici që vrau Klodjan Rashën, ka vrarë edhe katër protestuesit e 21 janarit”


Po aq pasionant sa Goci, pedagogu Arlind Qori shprehet se “protestat e vërteta, të fuqishme e historike do të vazhdojnë nga forcat vitale të shoqërisë, të cilat po piqen në zjarrin e mllefit popullor ndaj një krize ekonomike në thellim e sipër”.

Kush duhet t’i udhëheqë protestat opozitare?

Dilema ka qenë përherë aty. Ka më efekt protesta e udhëhequr nga pedagogë, aktivistë apo idealistë parapolitikë që kërkojnë zgjidhje ekonomike nga qeveria, apo nga politikanë, të cilët sjellin më shumë njerëz në shesh, por synojnë pushtetin dhe jo thjesht kërkesat ekonomike?

Deri më tani me Ramën kanë funksionuar të dyja, ose kanë dështuar të dyja. Protesta kundër armëve kimike e detyroi Ramën të bëjë një hap pas, por ajo e studentëve u shua nga propaganda dhe premtimet e rreme.

Ndërkohë protestat e udhëhequra nga PD e Bashës përfunduan ose me marrëveshje, ose me tërheqje të liderëve politikë pas presionit të ndërkombëtareve. Në të gjitha rastet, protestat kanë qenë një goditje për arrogancën qeveritare.

Aktivistë të Foltores dhe personazhe të njohur të Partisë Demokratike e kanë marrë disa herë mikrofonin në grumbullimet para kryeministrisë. Nuk e kanë përmendur Partinë Demokratike apo Sali Berishën. Dalja e tyre në krye të protestës ka qenë një test, një matje pulsi për qytetarët në shesh. Ndërkohë që në Partinë Demokratike vazhdonte përballja me Lulzim Bashën.

Por Basha iku. Selia e PD-së po e shuan konfliktin e brendshëm. Dyert dhe dritaret e blinduara u hoqën. Berisha ka paralajmëruar protesta dhe kohës për dilema po i vjen fundi./Lapsi.al



25 Comments

  1. Problemi që kanë dështuar të gjitha protestat kundër patronazhisto-rilindjes është se nuk ka patur një qëllim të mirëfilltë politik pas tyre, dhe nuk kanë rrezikuar karrigen e vendimarrësit.

    Protesta në vetvete është institucion politik për të ndryshuar politika me anë të shprehjes së pakënaqësisë. Çdo interpretim tjetër të bën analfabet funksional. Nuk ekzistojnë protestat apolitike dhe jopartiake!

    Pesha për këto protesta bie mbi PD, ajo është grumbillimi më i madh opozitar dhe nuk mund të zëvendësohet me analistë mediatik e aktivistë politik e që vetëquhen a-politikë.
    Ato mund ti bashkohen, mbështesin, influencojnë e ndikojnë por lokomotiva duhet të jetë parti opozitare. Pra kandidatit që mund të zejë vendin për të bërë ndryshimet e kërkuara nga protestat.

    PD është në opozitë dhe e ka për të detyrë të organizojë protesta për abuzimin me çmimet duke dalë me kërkesa të qarta dhe zgjidhje, nuk është me dëshirë! Nësë do ishte në opozitë do i takonte ta organizonte PS.

    ps: Arlind Qorri që drejton një shoqatë komuniste të quajtur “Organizata Politike” është kundër që protesta të bëhet politike, ndërkohë është dhe pedagog shkencash politike, hajde ironi hajde…

  2. Qymyrlind qorja
    Po kjo arlinda eshtë gojore e pangopurë.
    Mos ja zini emrin kësajë këllire…
    Marjoneta të ramëshurrës.
    Dhe fik kurvës.
    Po ça poteste bëjnë këta o derman???!!!
    PD do çbëjë narkoshtetin e nevrotikut pervers me gjithë harem.

  3. Kush propagandon “as majtas as djathtas”, “kush kerkon qe njerezit te mos ndahen ne meshkuj e femra”, “kush trumpeton shoqeri apolitike”, “kush blen e shkateron opoziten”, “kush mbeshtet shoqeri te hapur, familje te shkateruar”, “kush promovon te drejtat e krijesave me te demshme e te pavlera, lgbt qe bejne ate qe se bejne as kafshet”, “kush po e shuan kete komb”, kush….. kush?! Krimineli soros & RIVDEKJA!

  4. Lapsi, keni kapur nje ceshtje shume te rendesishme. Ndoshta e ka mire Ed Paloka, uzurpimi i nje levizjeje eshte mjeshtri e sorrosianeve, sic ishte Lul zjarrfiksi per opoziten.

    Ketyre ne krye i duhen pare mire rrenjet, me fis e farefis biles. Ta lejne kopilin ne dere keta dhe te fusin edhe nje te share.

    1. Ky Altin Qorri me kujton nje roman rus me titull
      Si u kalit Çeliku.Me shume me duket si grevethyes.
      Po pse njerëzit do dalin kur do altini
      Dhe si do ky radikali i majte?
      Po sa njerëz ka pas Altini?
      Kjo protestë është pa kokë e pa bythe .
      Pa koke se ska drejtim dhe pa bythe se nuk jua mban të qëndroni
      Pa ç’është kjo protestë me vjersha dilni.ziheni kush do të flasë.

    2. Gopi i Anetes, do i beje!! Paloka ka hedh ndonje ferrnet dhe i duket vetja i djathte!! (Sic Edit dhe Lalit te Ajoles, i duket i majte)..

  5. @23:29
    I bie të mos dale askush
    Se në një farë mënyre përveç një pakice të gjithe të tjerët e kanë shit bythen diku.

  6. Smund te kete protesta qytetare te udhehequra nga nje malok apo nga partite pasi ashtu atyre ju humbet autenciteti dhe prej tyre perfitojne partite jo individi.

  7. Per ç’aktivist flisni kur secili aktivistet eshte autoqefal ? A mund te drejtohet me njeqind koka te pavarura ? Pse asnje nga keta aktiviste nuk pyet veten pse shuhen protestat ? Pse deshtojne deshperimisht te gjitha protestat nje e nga nje ? I pame e i kemi pare ne te gjitha protestat . Çdo proteste nis si nje uragan dhe perfundon si nje fllad freskie ne dite vere . Une nuk dua te ve ne dyshim sinqeritetin dhe dashamiresine e asnje aktivisti por te luftosh me luanin , e mbi te gjitha te tentosh ti marresh atij copen e mishit nga goja do mendere , goxha mendere . Perveç mosrendimit , mospasjen e nje koke te vetme drejtuese , nje tjeter problem i ketyre aktivisteve eshte edhe se ju vuani nga ndjenja e fajit nese meju bashkohet opozita . Nuk e duam politike thone . Por nese nuk e do politike pse kerkoni qe protesta te jete politike , pse kerkesat jane edhe politike ? Apo kerkoni te mposhtni te gjithe politiken ?Nese doni te mposhtni te gjithe politiken , atehere rrembeni armet e beni revolucion e jo pallavra . Sepse politiken me fjale , dmthene me armen e saj me te fort qe ka , ju nuk e mposhtni dot kurre dhe si rrjedhoje do deshtoni perjetesisht .
    Opozita eshte aleati me i mire i çdo populli , atehere pse ndjeheni ne faj nese ajo ju bashkohet ? Apo edhe ju keni rene ne gracken e pollitikes ? Mos harroni postulatet : armiku i armikut tim eshte miku im , apo qellimi justifikon mjetin . Antagonizmi Pushtet – popull dhe aleanca opozit -popull jane te perjetsheme . Prandaj edhe ndodhin rrotacionet , ndryshe do kishim mbreterim , ashtu siç edhe kemi faktikisht . Protestat dhe rrotacionet e shpeshta e demokratizojne sistemin dhe e shendoshin popullin . Tung

  8. Ky qe ben sikur i intereson populli nderkoh qe ka hallin e vjehrrit t vet ta nxjerre nga llumi duke dal neper protesta e duke bere si i ndershem

  9. Adriatik lapaj nje nga njerzit qe ka vjedhur edhe mashtron gjithe kohes kti si intereson per cimet se ka miljona por ka hallin e karriges te vjerrit te vet

  10. A u ben protestat dhe cmimet u ulen pra qevria reagoj?! se kuptoj pse te njejtit njerez dalin dhe flasin gjithmon dhe marrin me shume kohe nga te gjithe dhe kur ka te tjere qe duan te flasin minutat jane te numeruar, kjo gje nuk me shkon dhe mbi te gjitha ata njerez qe nuk bejne asgje tjeter vecse shkojne nga fryn era si Lapaj psh qe nderron partit si mbreti grat dhe ku ka interesat dhe cuditerisht tani qe i kapi spaku vjerrin po na del ne cdo kauz.

  11. kush flet per ne kta qe kane makina e shpi ne plazhe, dalin aty e thua u kput barku pe ne. sa te pafytyre jan vetem per disa inrteresa te tyret dhe per lekt qe marrin nga partite kundershtare

  12. Kta udheheqesit e protestave skan hallin e popullit, kan hallin e tyre me ne krye tik llapen, kollovari qe ka hallin e te vjerrit hajdut

  13. ekonomia, eshte politike dhe protesta deshtoi sepse vertet ate qellim pati. Sheshi u mbush kur opozita doli dhe mbeshteti te ashtuquajturit shoqeri civile…..dhe kur keta thiren jo politike atehere opozitai la vetem dhe Paloka tregoi se sambeshtetje kane ne popull keta te shoqersise civile kur jane vetem…disa dhjetera, por qe nuk plotesojne dot qindeshin.
    Kush nuk e do opozien ne proteste? Qeverija…kush i vendos ata qe theresin jo politike….qeverija….sepse ne shesh del opozita…per ta larguar. OPozitaka per detyre te organizoje protesta dhe kush qytetar e ndjen vetev se vertet kerkon uljen e cmimeve te bashkohet, kush do te paguaje 2-3 fishin e cmimeve dhe i pelqen kjo le te rije ne.
    shtepi…..O Popull a e dini se me keto cmime jeni si ne 1997 kur parate jua moren firmat piramidale te drejtuara nga gjeneralet dhe ushtaraket e Enverit……PARATE QE KENI NE BANKE…… ju jane pergjysmuar. Nese keni 50 milion leke ato tashme jane 25 milion leke sepse mallrat qe bleni me to jane gjysma e atyre qe od te blinit me 50 milion leke. PRA stituata eshte jashtezakonisjt e keqe. Ne 97 banka per te ruajtur deri diku fuqine e lekut interesat bankare i coi ne 30% per disa vite kurse GENT SEJKO i ritit interesat bankare 1%……ku je o popull te kuptosh se po te vjedhin djersen tende deri te kursimet e tua per nje dite te keqe…..Bool me Qoret apo ata qe sherbejene qeverise….bollll, merunime hallin tuaj dhe m,broni veten.

  14. u vodh barbarisht industria e naftës, ajo e hidro-energjisë. U mbyllën e u shitën për skrap uzina e prodhimit të plehrave azotike në Fier, me teknologji të avanguardës, e ndërtuar nga kompania italo-amerikane Mont-Edison. U mbyllën e u dërguan për skrap uzina e telave-Shkodër, uzina e shkrirjes së kromit-Burrel, Uzina e përpunimit të naftës-Ballsh, uzina e instrumentave-Korçë, kombinati siderurgjik-Elbasan, uzina e traktorëve-Tiranë e të tjera e të tjera.Shpellkare te salihut sfurqet kazmat lopatat kosat armet dhe merni dhe shoqerine civile dhe gati per luften e jetes tuaj per bythen e krimbur te salihut non grada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *