• |
ide | kryesore

Milan, me Kessie përfundon epoka kineze: lamtumirë “gjërave formale”

-Instant, Sport



Me lamtumirën e Kessie, ikën pjesa e fundit e Milanit kinez. Një kapitull shumë i shkurtër, duke qenë se presidenca e Yonghong Li zgjati pak më shumë se një vit, nga prilli 2017 deri në korrik 2018, kur kontrolli i klubit i kaloi Elliot Management Corporation. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte lojtari i fundit që kishte mbetur nga fushata faraonike e blerjeve nga pronarët kinezë. Njëmbëdhjetë lojtarë, praktikisht një formacion, që mund të vendosen me një 4-3-3 ofensive: Antonio Donnarumma në portë, në mbrojtje Conti dhe Ricardo Rodriguez në krahë dhe dyshja Musacchio-Bonucci në qendër, në mesfushë hapësirë për Cahlanoglu-Biglia-Kessie, me treshen sulmuese të përbërë nga Andrè Silva, Kalinic dhe Borini. Vera e vitit 2017 mbahet mend si ajo e sloganit “Të kalojmë te gjërat formale”, të përsëritur nga administratori i deleguar Fassone dhe drejtori sportiv Mirabelli, në prezantimin e çdo blerjeje, përpara nënshkrimit të kontratës.

Një fushatë forcuese me vlerë gati 250 milionë euro për të rikthyer Milanin në lavdinë e dikurshme. Pesë vjet më vonë, të gjithë kanë ikur, përfshirë edhe pronarët. E nga shitjet e mëpasshme dolën të ardhura prej vetëm 58 milionë euro e gjysmë, me jo më pak se 7 lojtarë të humbur me parametër zero, me përjashtim të Bonucci, Kalinic, Rodriguez dhe Andrè Silvas. Kalimi i sigurtë i Kessie te Barcelona, mbyll kështu kapitullin e shkurtër kinez në historinë e kuqezinjve. Që me dyshen Maldini-Massara shpreson të kalojë nga ‘gjërat formale’ te fitoret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *