• |
ide | kryesore

Dhunonte vajzat në rrugët e Tiranës, Gjykata dërgon Denis Telon në psikiatri

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për shtrimin në spitalin psikiatrik të Denis Telos, 30-vjeçarit i cili pak ditë më parë dhunoi dy motra në kryeqytet. Ai u arrestua pas sulmit brutal ndaj dy aktivisteve të Organizatës Politike, Mirela dhe Albina Ruko.

30-vjeçari është arrestuar edhe më parë për situata të ngjashme, pasi sulmonte fizikisht dhe dhunonte vajzat në rrugë. Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej kohësh është kthyer në shqetësim për banorët, pasi edhe në raste të mëparshme ka sulmuar fizikisht vajzat në rrugë. Edhe pse i arrestuar disa herë,  ai ishte liruar nga gjykata.



1 Comment

  1. Ai duhet te shtrohej ne psikiatri qe para 5 muajsh .
    Deri tani jane me shume se 7 vajza te rrahura prej tij.
    Nuk e kuptoj pse reagojne kaq vone organet tona shteterore.
    E lene m_tin te behet mullar dhe pastaj reagojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *