• |
ide | kryesore

Ina Zhupa ndryshon qëndrim për përjashtimin e Berishës nga PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, se a duhet të jetë Sali Berisha ditën e enjte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Ina Zhupa tha se askush nuk duhet përjashtuar. Ajo theksoi se ka ardhur momenti që të gjithë demokratët të ulen bashkë dhe të diskutojnë, duke ndryshuar qëndrim 180 gradë nga deklaratat që ka bërë më herët kundër Berishës.

“Propozimi im siç e cituat edhe ju është që ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin të gjithë bashkë që janë 52 deputetë të dalë nga listat tona dhe 7 nga partitë aleate. Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PDSH. Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi nuk ka pastaj formulë bashki”, tha Zhupa.

Zhupa ka qenë një ndër deputetet më të ashpra kundër Berishës, por duket se qëndrimet e saj janë moderuar tashmë.
Gjatë ditës së martë Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë deputetët e PD në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ditën e enjte para nisjes së seancës plenare, me përjashtim të Sali Berishës.

Sali Berisha tha se do të jetë i pari që do të hyjë në mbledhjen e grupit. Pas tij reagoi edhe Gazmend Bardhi i cili tha se askush nuk mund t’i imponohet grupit, duke i kujtuar Berishës se është non-grata nga SHBA.



5 Comments

  1. kurvat e sales Po sala e dredh vet si kurv Ka qe ne kohen e titos komunist ka dhe bq e vet qe e mbrojne dhe sa del nje figur e re i thone sorosian Po ka me figur bq se sali berisha tja di per nder usa se do kishte pwefundu si gedafi ne 97 po amerika e mbrojti kete bq komunist

  2. Do bashkëpunoni me Berishën për presidentin e ri? Rama: Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit
    Kercenimet e salihut nga lumnesht e lusha ke deputetet e pd shpellkaret po gezohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *