• |
ide | kryesore

Jason Momoa nxit aludimet për një romancë me aktoren e njohur

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur Jason Momoa ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie me Kate Beckinsale.

Aludimet nisën pasi dyshja u pa gjatë festës së  Vanity Fair Oscars më 27 mars. Gjatë eventit, aktori u fotografua duke i ofruar Kate  xhaketën e tij për t’u ngrohur.

“Ata po qëndronin në një bar duke biseduar,” u shpreh një burim për E! News. Aktorët dukeshin shumë të lumtur dhe të përfshirë në bisedën e tyre.”

Lajmi për një lidhje mes tyre  vjen pak më shumë se dy muaj pasi Jason dhe gruaja e tij Lisa Bonet njoftuan se po ndaheshin pas 16 vitesh së bashku.  Pavarësisht spekulimeve se dyshja ishte pajtuar , gjatë një interviste në tapetin e kuq , Momoa deklaroi se “ish cifti nuk do riktheheshin më kurrë bashkë , por do jenë gjithmonë një familje”./Lapsi.al

Kate Beckinsale, Jason Momoa, 2022 Vanity Fair Oscar Party Jason Momoa Lends His Jacket To Kate Beckinsale At Vanity Fair Oscars –  Hollywood Life

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *