• |
ide | kryesore

Rusia rrezikon dënimin drastik: mund të përjashtohet përgjithmonë nga Fifa

-Instant, F1, Sport



Këshilli i FIFA-s, i cili po zhvillohet në Doha, është duke shqyrtuar ratifikimin e sanksioneve që bordi i institucionit që drejton futbollin botëror miratoi kundër Rusisë në fillim të marsit, me pezullimin e të gjitha klubeve dhe kombëtareve ruse nga çdo kompeticion. Është hapi tjetër i FIFA-s që duhet të trembë edhe më shumë rusët, sepse – sipas AS – FIFA mund të shkojë edhe më tej dhe në Këshill rusët mund të përjashtohen përfundimisht nga kompeticionet, diçka që CAS e miratoi me vendimin e tij pas apelit të paraqitur nga Federata Ruse kundër FIFA-s dhe UEFA-s. Masa më drastike pastaj do të ishte heqja e drejtpërdrejtë e Rusisë nga anëtarësimi në FIFA.

Edhe pse nuk është e zakonshme, pavarësisht precedentëve të vendeve të tjera që kanë hyrë në luftë, tashmë ka ndodhur, për shembull, në vitet 1970 kur Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për politikën e saj të aparteidit. Rusët, nga ana e tyre, besojnë se FIFA nuk do të marrë një vendim kaq të ashpër, megjithëse e dinë se janë në fije të perit dhe në Kongresin e FIFA-s kanë ardhur me synimin për të arritur një marrëveshje.

Në rendin e ditës në Doha, pra, janë skenarët e mundshëm të tanishëm dhe të ardhshëm të futbollit botëror: nga rregullat e reja për caktimin e Kupës së Botës pas vitit 2026, te zgjerimi i organikave të ekipeve kombëtare, duke kaluar te projekti, i kundërshtuar nga Europa dhe Amerika e Jugut, për Kupën e Botës çdo dy vjet, deri në miratimin e Kupës së Botës për Klube, një turne katërvjeçar, i cili do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe që do të shohë 32 klube nga të gjitha kontinentet të garojnë kundër njëri-tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *