• |
ide | kryesore

Tifozët nigerianë pushtojnë fushën, vritet mjeku i FIFA-s: ishte zyrtari i antidopingut

-Instant, Sport



Përfundon në tragjedi Nigeri-Ghana, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës në Katar, e cila dekretoi eliminimin e Osimhen dhe shokëve të tij. Në fund të ndeshjes humbi jetën një mjek i FIFA-s nga Zambia, i cili ishte në krye të detyrës te antidopingu. Joseph Kabungo humbi jetën pas pushtimit të fushës nga tifozët nigerianë pas bilbilit të trefishtë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por sipas dëshmive të ndryshme, mjekun e kanë vrarë gjatë pushtimit të ambjenteve të stadiumit nga mbështetësit vendas.

Federata e Futbollit të Zambisë konfirmoi lajmin e hidhur. “Sot ne vajtojmë humbjen e zyrtarit tonë mjekësor të Caf/FIFA, Dr. Joseph Kabungo, i cili po shërbente si zyrtar i antidopingut në ndeshjen e së martës, ku u përfshinë Nigeria dhe Ghana, dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së Dr. Kabungo dhe familjes së futbollit – thuhet në njoftim -. E pranojmë se është shumë herët të ndalemi në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga Caf dhe FIFA se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ai ishte një anëtar i përkushtuar dhe shumë i dashur për komunitetin e futbollit dhe ndikimi i tij ka qenë i madh, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit fitues të Kupës së Kombeve të Afrikës 2012. Vdekja e tij është një humbje e madhe pasi Dr. Kabungo ka qenë një mik dhe i besuar i shumë brezave të lojtarëve dhe familjeve të tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *