• |
ide | kryesore

Emiri përgatit revolucionin e PSG-së: Messi e Neymar drejt largimit

-Instant, Sport



Të gjitha në testim. Edhe Messi e Neymar që nuk kanë më një vend të garantuar. Jo vetëm në fushë, por edhe në organikë. PSG në fakt është gati të heqë dorë prej tyre. Kështu shkruan l’Equipe mëngjesin e sotëm, duke evokuar një kurs të ri të mundshëm të klubit, me më pak yje, më shumë të rinj dhe më shumë konkretizim. Me pak fjalë, klubi i emirit të Katarit po përgatit një revolucion dhe janë tre emrat më të nxehtë për pankinën: Zidane, Conte dhe Thiago Motta.

Sigurisht që për momentin janë vetëm skenarë, që sidoqoftë po studiohen në Doha, ku Nasser Al Khelaifi, presidenti i një PSG të poshtëruar nga eliminimi në 1/8 e Champions League, u rikthye të martën. Duhej të ishte viti i triumfit, në vitin e Botërorit në Katar, dhe në vend të kësaj klubi i emirit e gjeti veten duke u munduar të shpjegojë një tjetër dështim. Ardhja me parametër zero, por me një pagë neto 33 milionëshe, e Messit duhet të kishte bërë diferencën. Por entuziazmi i verës u venit nga paraqitjet zhgënjyese të Topit të Artë, që nuk arriti të përsëriste atë spektakël që prej vitesh i kishte garantuar Barcelonës. Kështu argjentinasi është vënë në diskutim, shkruan l’Equipe, po aq sa Neymar. Për ta, sipas të përditshmes franceze, rruga e së ardhmes kalon nga MLS. Kampionati amerikan do të ishte me interes për të dy.

Muaji prill do të jetë vendimtar për të rivendosur projektin e gjithashtu për të bindur Mbappe të qëndrojë, duke u bërë lider i vërtetë i kësaj skuadre, duke hequr dorë nga joshja e Real Madrid. Për këtë arsye, klubi prej disa kohësh po punon për të bindur Zidane, i cili ka fituar tre Champions radhazi, por që aspiron të drejtojë kombëtaren franceze. Në të njëjtën kohë, bien në sy edhe dy profile të tjera. Ai i Antonio Contes, trajnerit të Tottenhamit i njohur për stilin e tij autoritar dhe ai i Thiago Mottas, trajner i Spezias e mbi të gjitha një ish-i madh që njeh në mënyrë perfekte të gjitha anët e klubit dhe mund të marrë rolin që Barcelona i ka besuar Xavit, duke u fokusuar te të rinjtë. Për momentin, megjithatë, Pochettino mbetet në krye të pankinës, i cili, pasi humbi në të gjitha frontet e kupës, duhet të paktën të fitojë titullin në fund të një prej viteve më të komplikuara të PSG-së katariote.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *