• |
ide | kryesore

Pritet një rikthim i Era Istrefit në tregun muzikor shqiptar, menaxheri zbulon detajet

-Instant, F1, Paparazzi
Era-Istrefi.png



I ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’ Hajriz Bajrami, i cili është njëkohësisht dhe menaxheri i Era Istrefit foli për një rikthim në tregun muzikor shqiptar.
Gjatë intervistës ai zbuloi se këngëtarja me famë ndërkombëtare është në prag të publikimit të këngës së saj më të re ‘Bebe’ në bashkëpunim me këngëtarin e hitit ‘Loquita’, Claydee.

Ndër të tjera ai shprehu edhe diçka që e bezdiste më shumë tek Era Istrefi.

“Është shumë detajiste, mirëpo më pëlqen”- është shprehur menaxheri.

Kulmi i famës së Era Istrefi arriti majën para 6 vitesh me hitin e saj ndërkombëtar “Bonbon”, një këngë e cila u kthye hit në shumë shtete, madje të gjithë e krahasonin me Rihannën. Tregu ndërkombëtar duket se nuk ishte i përshtatshëm për Era Istrefin duke qënë se ajo ka qëndruar më së shumti në hije se sa ka publikuar muzikë të re.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *