• |
ide | kryesore

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Arkiva



Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet. Vyacheslav Gladkov tha se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore të dy helikopterëve ukrainas. Ai raportoi më herët se ishin lënduar dy persona, por jashtë rrezikut për jetën.

“Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin me flakët”, tha Gladkov.

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *