• |
ide | kryesore

Kulmi i krizës/ Drejtorët e Ramës porosisin 2.3 milion euro mobilje të reja për zyrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2.3 milionë euro do ti kushtojë qeverisë shqiptare blerja e mobilieve për 5 institucione. Qeveria ka vendosur që në kulmin e krizës të vijojë si normalisht blerjen e orendive dhe pajisjeve për mobilimin e zyrave të disa institucioneve shtetërore. Janë 2.3 milionë euro që janë ndarë në 5 lote.

Ajo që vihet re është se autoriteti kontraktor, agjencia e blerjeve të përqendruara, ka përcaktuar përmasa fikse për të gjitha objektet e kësaj kontrate.

Kështu, për mobilimin e zyrave institucionet kërkojnë tavolina të mëdha mbledhjesh me dy përmasa, 280 x 105 x 75 cm dhe 720 x 280 x 77 cm, por edhe tavolinat e tjera nga ato të vogla deri te ovalet sërish ka specifikime jo vetëm në përmasa por edhe detaje.
Për drejtuesit tryeza me 12 persona kërkojnë ndër të tjera të kenë rimeso arre natyrale.

Në rastin e tavolinave për drejtuesit kërkohet që bordet anësore të planit të punës të jenë të harkuara.

Por jo vetëm tavolinat. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike.

Edhe divanet tresh apo dysh kërkohet të jenë komod dhe me veshje lëkurë. Të gjitha këto kushte vijnë në një kohë kur vendi ynë po përballet me çmime të larta të produkteve ushqimore dhe karburanti.

Por tashmë janë 2.3 milionë euro që do të shpenzohen për mobilimin e zyrave të QSUT, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komandës së Forcës Tokësore.

Vetëm pak ditë më parë agjencia e blerjeve të përqendruar deklaroi blerjen e 14 milionë eurove karburant për katër vite. Vendim që merret në kulmin e rritjes së çmimeve raporton Oranews.tv



10 Comments

  1. Nuk ka dal as nje lloj informacioni per kere gje nuk besoj se eshte momenti qe te beni genjeshtra te tilla ne kete kohe krize

  2. Popull i babezitur , vetem te buka e keni mendjen . I duhen mobiljet mo , se i kane te vjetra neper zyra .

  3. Nje shtet super i varfer qe qeveriset nga gangstere super hajdute e hajdute qe rrine vetem para pasqyrave duke bere prova si te mashtrojne per vjedhjet skandaloze te xhepave te popullit pa u bere syri terrr sipas hajdutes super te pasur ELISE!!!!DALIN per te bere reklame me video me ze e figure (kjo eshte puna qe dine te bejne)per ti he’d hit HI SYVE. Te popullit !!!!!Por qe keto video te reklamave kushtojne $$$$$$$ qe dalin nga taksat e varfera dhe pensionisteve mezi u del te hane buke e uje!!Pudrosen meshkuj e ferma te oborrit qeveritar perdridhen dhe skermiten per te justifikur horrllikun pa ju dridhur qerpiku me boje!!!

  4. Keta jane marrosur te gjithe . Nje shkak me shume per ti perbuzur , nje arsye me shume per ti dhene shqelmin bytheve ketyre te babeziturve .

  5. Kesa i thone : Stambolli digjet dhe “rivdekja” krihet . Po gjatoshi ka ndonje gje per te thene apo mobilje per te blere?

  6. Ne fakt,pushtetaret bejne vetem ate qe dine te bejne me mire,dmth te ushtrojne pushtet duke zhvatur pa u ndalur.Ke frike çdo degjosh çdo dite te perendise,se çkane sajuar,paskan patur “dhunti” te pa pare.
    Por ata bejne ate qe i duket si detyre,se jane te sigurt se keshtu punohet,jo vetem duke shfrytezuar rastet,por duke sajuar raste edhe kur nuk ka,me devotshmerine me te madhe.
    Ne fakt,fajin me te madh e kane ata trushkulurit qe i japin voten,e mbrojne dhe na japin mend edhe ne te tjereve duke na thene te shohim arritjet (e padukshme).
    Keta dritehumbur,marrin ne qafe gjithe popullin,nuk kuptojne qe nese reagojme,kerkojme te drejtat tona,ata,pushtetaret,nuk do benin gjithe keto krime ne kurrizin tone,dhe vetem atehere,askush nuk do donte te dinte se kush eshte ne pushtet.
    Por dalin ne mbrojtje te prapesive pa piken e turpit,duke mohuar edhe dinjitetin e vet.
    Pergjegjesia bie mbi ju o te mavijosur,dhe do e vuajne brezat per shume kohe,prandaj hapni syte dhe reflektoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *