• |
ide | kryesore

Ndërkombëtarët kundër, por Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur që qeveria e tij të miratojë amnistinë fiskale edhe pse ndërkombëtarët janë kundër.

Në emisionin “Opinion” kreu i qeverisë u shpreh se dy janë kategoritë që do të përjashtohen, zyrtarët që kanë pasur pozicione të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar për vepra penale.

“Kur kanë marrë lekët nga pronarët e tokave atje që kanë punuar me nga dy turne unë kam takuar dike që flinte në pemë. Pse flinte në pemë, sepse nuk donte që ta zinte gjumi realisht. Të gjithë këta njerëz kanë kursyer tani këto kursime duhet të vinë në Shqipëri dhe duhet të bëhen nëpër banka. Në Shqipëri duhet të kishte shumë më tepër blerje.

Do ta bëjmë amnistinë fiskale, sepse sic e patë është edhe dëshira e një shumice të popullit shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar kundër? Nuk është komuniteti ndërkombëtar që do ndërtojë Shqipërinë. Ka ikur koha kur shqipërua ishte vasale. Ne këtu jemi në vendin tonë dhe kemi të drejtën që paratë e djersës dhe të gjakut… Do t’i gjejmë 84 votat. Do t’i gjejmë në parlament.

Me botën tjetër (nënkupton Berishën) nuk bëjmë asnjë negociatë, ka copa dhe cika atje. Do ndajmë një interes kombëtar. Nga amnistia fiskale përjashtohen dy kategori, ata që kanë pasur pozicione të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar për vepra.  Këta janë të përjashtuar” – tha Rama.

Kush ishte kundër amnistisë fiskale

FMN dhe Bashkimi Europian ishin zërat më të fortë kundër kësaj nisme të Ramës pak kohë më parë. Brukseli u shpreh se ky ligj ka një impakt të madh në jetën e vendit duke e quajtur të pakuptueshme urgjencën e qeverisë për miratimin e tij. 

LEXO EDHE: Amnistia fiskale/ Cilat janë dyshimet dhe kush përfiton?

Në raport, Komisioni nënvizon se për Moneyval është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë”.

“Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar.

Është e vështirë të garantohet se

1) ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale

2) deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues) dhe

3) rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor” – thuhej në raportin e BE. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E gjithe gjeja e quajtur Konsultim me popullin eshte bere vetem per kete. Jo per kanabisin, as per ipen Balkan. Tym per te mbuluar qellimin kryesor. Parate e pista te pastrohen PA PAGUAR TATIM

  2. U HAP ANKANDI PER KELYSHIN E RADHES SE SORRROSIT
    DUHET TE KETE PUNUAR SI PATRONAZHIST, TE JETE SERVIL ETJ
    FITON AI QE OFRON ME SHUME

  3. Rama ka te drejte. Deri tani aleatet dhe nderkombetaret ne Tirane e kane mbeshtetur ne cdo marrezi: per zgjedhjet e blera, per kanabizimin e vendit, per korrupsionin qeveritar, per pastrimin e parave, per dhunimin ose blerjen e mediave….pa fund.

    Ai e di se kjo mbeshtetje nuk do t’i mungoje edhe kete here, ndaj shqiptareve u ka mbetur vec te mbajne kryqi mbi shpine.

    E duan kete vend si lavatricen e Mafias nderkombetare, varreze per mbeturinat berthamore te lufterave lokale ne emer te “demokracise” dhe thjesht baze strategjike per te nesermen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *