• |
ide | kryesore

Negociatat për presidentin e ri/ Preteksti për të nxitur përplasjen brenda PD

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa Partia Demokratike është në fazën post-traumatike të dyluftimit të brendshëm, një dorë e shtrirë nga Partia Socialiste që kërkon emra kandidatësh për president, ka trazuar sërish ujërat e selisë blu. Logjika e zhvesh ftesën nga sinqeriteti i bashkëpunimit. Socialistët mezi ç’presin të largohet Ilir Meta, për faktin se ky e shndërroi presidencën në seli të opozitës. Atëherë pse e kërkojnë një president të pranuar nga opozita, që mund të flirtojë me palën tjetër, në kërkim të balancave?

Pavarësisht kontradiktave, tre socialistë janë aty. Balla, Gjiknuri dhe Spiropali, të gatshëm për të folur dhe në pritje të negociatorëve përballë. Këtu fillon dhe mbaron misioni i tyre. Mjafton të jenë prezent në tryezën e bisedimeve dhe sherri brenda opozitës riaktivizohet menjëherë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë” ka konfirmuar Damian Gjiknuri.

Kush do të negociojë nga opozita për presidentin e ri? Fitilat e sherrit ndizen shpejt brenda PD-së. Berisha fillimisht refuzoi të bëhet pjesë e lojës. Pastaj la një shteg të hapur.

“Nëse Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD” tha ai, nga selia që ka marrë nën kontroll.

Nga ata pak që i kanë mbetur Bashës, pati pakënaqësi. Enkelejd Alibeaj, që ruan ende postin e kryetarit të grupit parlamentar tentoi të faktorizohet.

“Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar” u shpreh Alibeaj.

Por socialistët që kur bënë ftesën e kishin të qartë adresën.

Kur i pyesin për Berishën, socialistët përmendin menjëherë të vdekurit, duke mbyllur çdo shteg për negociata. Rama iu përgjigj shkurt gazetarëve: “Unë flas për të gjallët, ju më përmendni të vdekurit”.

“Ne do bëjmë përpjekje të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat që janë aty, se jo me çdo copë dhe çikë kemi ndërmend të komunikojmë. Do komunikojmë me ata copa dhe çika që përfaqësojnë të gjallët” -u shpreh ai në një konferencë nga kryeministria.

Duket se dora e socialistëve është e shtrirë drejt palës më të dobët në Partinë Demokratike. Dhe kjo nuk është rastësi. Pas vendimit të gjykatës që i dha selinë dhe logon Grupit të Rithemelimit, Berisha është rikthyer triumfator.

Lulzim Basha i dorëhequr është nisur drejt takimeve në fshatra.

Pikërisht kur sherri filloi të venitej, Rama vendos të njohë si palë negociatore Lulzim Bashën, duke e faktorizuar sërish. Emrat që mund të qarkullojnë nga opozita për kandidatët për president mund të digjen shpejt, por misioni është përmbushur. Njëra palë është shumicë brenda demokratëve, por pala tjetër mbetet zyrtarisht në komunikim me qeverinë./Lapsi.al



12 Comments

  1. Nga e nxoret qe PD qenka ne fazen Post-Traumatike? PD eshte kyçur teresisht brenda konfliktit primitiv te lidershipit te saj! Ne qofte se pala e Berishes nuk po i shohim neper studjo duke na rokonisur koken kjo eshte vetem per faktin se “ustai Berisha” ju u ka mbledhur freret e i ka bere suss! Ne PD nuk ka nevoje per pretekste qe te lehin qent aty preteksti e shkaku jane kembekryq. Mos harxhoni frymen me PD, kjo PD e telendisur e dale boje nuk i duhet shqiptareve!

    1. në këtë batak thashethemesh, sajesash e akuzash lunatike, politikanë hallexhinj si Berisha e Meta kanë gjetur spiralen e vetme për t’u ringritur nga gropa ku ndodhen. Si për të provuar edhe një herë më shumë se shprehja e Haxhi Qamilit ‘Tuj pat Rrogozhinën dhe Peqinin, ç’më duhet mua ç’thonë Parisi dhe Londra’ nuk vdes asnjëherë në këtë vend!

  2. Paralajmërimi i SHBA, Berisha zbut tonet me Yuri Kim dhe e quan “ambasadore të nderuar”: Kam respektin më të madh

  3. Mediat e Ilir Metës e bënë kandidat për president të Shqipërisë, revoltohet Ramush Haradinaj: Shpifje ordinere, nga mercenarët e Tiranës

  4. Po perseritet historia si mbas luftes se dyte boterore ku bota shqiptare u perdor nga Anglo-AmerikanoHebraiket si konçesion qe u dha Serbeve dhe Grekerve qe te mbaninin anen e perendimit. Mizerja dhe lufta civile ne Shqiperi ne kafazin “komunist” Shqiptar ishte dhurata per Greket dhe Serbet nga Anglo-AmeroHebret per distancimin nga Traktati i Varshaves nga parimi kush mbeshtet Shqiptaret ështe armik me Serbet dhe Greket. Kete kuptuan dhe Sovjetiket dhe inskenuan “prishjen” e madhe ne 1960-ten.
    Po perdoremi prap sot qe Greket dhe Serbet mos te behen me Ruset, kjo eshte arsyeja e shpartallimit te Partise Demokratike ne pergjithesi dhe Veriut e Nacionalizmit ne veçanti.

  5. Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasur nga studies të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.

  6. panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.Shko tako enverin te varri te tregoje per shypin e lire,por mos harro dhe salihun o shpellkar funksional

    1. O je kar, o je minoritar ! Po je minoritar, je i respektuar per shpirtin luftarak.
      Berisha eshte patriot i tipit Francez ,por i nje populli jo Francez, prandaj lulezojne gjakprishurit , ish nizamet eTurqise kontigjenti tradhetare i Sorrosit.

  7. Pasi e mbaroi betejën me Lulzim Bashën, duket se Sali Berisha ka nisur t’i lëshojë me qira ambientet e Foltores.

    Kjo duket edhe nga këto foto, ku duket qartë se selia e “Foltores” është kthyer në butik për rroba. Ti duhet te jesh kontigjent i grupit cunat e kuksit qe per babe kane salihun dhe rama tall loqet me ju o shpellkar qe dashurine per salihun e shpreh duke shkerdhyer motren mamin vajzen qe ta shtosh grupin e shpellkareve te kuksit neser

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *