• |
ide | kryesore

“Sharrs”, shotgun, pistoletë me mulli e shpata, kapet 38-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një arsenal armës është kapur në një banesë në Tiranë. Nga policia e kryeqytetit mësohet se një 38-vjeçar me inicialet E. M. është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Vila”. Gjatë kontrollit të banesës së E. M., në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi E. M., e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.

38-vjeçari u arrestua në flagrancë, gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 58 vjeç, xhaxhai i shtetasit E. M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *