• |
ide | kryesore

“Asnjë kursim për këdo që ha në kurriz të PS”/ Rama: Gati të shkojë që nesër në SPAK ‘t’u freskojë memorien’

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën për media, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të shkojë që nesër në SPAK për t’i kujtuar të gjitha prokurorëve çdo gjë që di dhe të tregojë ku është koka e korrupsionit. Kryqeveritari tha se nuk do të kursehet askush që ha në kurriz të PS-së.

“Meqë këta nuk flasin nuk na mbështesim, ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk, diçka nuk shkon. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie… Nuk do të ketë asnjë kursim për të goditur këdo qoftë në këtë anë që ha besimin e njerëzve, besimin e kësaj familje dhe timin. Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t’ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut.”, tha Rama.



7 Comments

  1. Ky ka ndermend xnje shtet ku vete ben drejtesine, vete ben policin , vete ben nmderruesin dhe vete merr edhe leket ..Shqipetaret kane 20 vite qe punojne per te majmur kete duke hequr leket nga goja e femijes se tyre..

  2. Po shko dhe vetedorezohu ne SPAK se ti je koka e korrupsionit. Ke deputete e ministra qe te krijosh nje grup parlamentar ne burg.

  3. Palloshi e ka per jevgjitin e gjirokastres se i ka dhene te gjithe dosjen e inceneratorit Monikes.
    Jevgjiti e preu bileten , vetem vajtje .

  4. panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.

  5. Quiz – si quhej krytari i bashkise qe kerkonte nje kat te tere per vete kur ndertoheshin pallatet e reja ne Tirane? … Si u be pirati pape.

    Dhe kjo sa per fillim.

  6. Sa qelibar hiqet ky hajdut me cizme!!!Por kur do te shkosh merre me vete dhe Banoren e Surrelit Madamen qe qeveris nga tunelet qe keni bere bashke dhe jeni te dy hajdute!!Pervec se hajdute I keni varur ketij populli nga nje gur te rende me borxhin qe keni krijuar se nqs ministrat kane futur gishtin ju te dy grushtat !!!!Rregjimi juaj eshte bazuar qe cdo gje e keni blere me mijera $$$Duke u hequr I ndershem vetem na acaroni me shume !!! Ju nuk i besoni njeri tjetrit !!!’Se jeni bashkuar duke shkateruar vetem per $$$$$$ nen bekimin e mikut te Madames!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *