• |
ide | kryesore

Dafina dhe Dj Geek drejt martesës?

-Instant, Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më me zë në Shqipëri. Edhe pse ka vite në tregun tonë muzikor, ajo vazhdon të jetë në kulmin e karrierës. Hitet e njëpasnjëshme kanë bërë që Dafina të mos “dalë nga moda” për asnjë moment.

Por nuk është vetëm karriera ajo që po shkëlqen në jetën e Dafinës. Këngëtarja kosovare prej kohësh është në një lidhje me Dj Geek. Çifti duken shumë të lumtur, nga fotot e shumta që postojnë në rrjetet e tyre sociale.

E fundit ka qenë një foto e postuar nga Dafina Zeqiri në stori, së bashku me Geek. Përbri fotos këngëtarja shkruan:

“ I dashur burrë i ardhshëm, je më i miri. Të dua!”

Ky ka qenë dedikimi që Dafina i ka bërë partnerit të saj, dedikim që ka bërë fansat të mendojnë se një dasëm e re është në horizont. Përpos dashurisë që Dafina nuk nguron ta tregojë gjithmonë, fraza burrë i ardhshëm na ngacmon të gjithëve dhe na le të mendojmë se dyshja do të kurorzojnë mardhënien e tyre.

Për momentin Dafina dhe Geek ndodhen në Tiranë ku përpos koncerteve të shumta, ato po merren edhe me xhirimin e klipit të ri të këngëtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *