• |
ide | kryesore

“Do i çoj vetë prej veshi te dera e SPAK”/ Rama: Nuk paralajmërova arrestime të socialistëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën për mediat, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke thënë se nuk paralajmëroi asnjë arrestim tjetër.  Kujtojmë se Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongres së shqiptarët nuk duhet të habiten nëse shohin kryeministrin te dera e SPAK me ndonjë “prej veshi”.

“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.

Në konferencën përmbyllëse të Kongresit, kryeministri pati një mesazh edhe një herë për SPAK që të godasin lart dhe nga të katra anët.

“Dua ta përsëris edhe një herë se nuk do të merrem me këtë çështje më tutje por do të vazhdoj të shoh dhe të pres me durim që SPAK të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve që nuk gjenden në oborrin e PS-së. I di e gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë shqiptarët, i dinë të gjithë partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK por duhen gjunj të fortë, shpresoj t’i kenë. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet”, tha Rama.

 



10 Comments

  1. SHUME TRAPER E KANE MARRRE RRUGEN E PUSHTETIT DUKE MENDUAR SE DO
    TI SHPETOJNE PLAKJES DHE VDEKJES
    DHE KJO PUNE KESHTU DO TE VAZHDOJE PER SA KOHE CRREGULLIMI I PERSONALITETI NUK KA KURIM

  2. Sa here degjoj kete kur flet per veset e te tjereve me kujtohet thenia e Maks Velos te ndjere kur thoshte : Ai te perdor per te aritur qellimet e tij.Po ka shqiptar (Dele ne qeveri) qe vjedh pa lejen e te parit ( Kuptohet shperndarja e trofeut sipas karriges se pushtetit).

    1. Po mer rrote kari, do ti çosh ti per veshi, ti je i pari per tu çuar per bythe ashtu si ç te pelqen!

  3. KETE TA KAPI LINDA PREJ lO…..,,SH DHE TA MBYLLI NE SPITAL!!!’KA DEGRADUAR AQ SHUME SA NUK. MBAN ME!!!’😤😤😤

  4. Linda ne sa duar ke kaluar ? Sa pare ke marre prej tyre? Kush eshte magjia jote ta dime dhe ne qe u prish menden burrave qe I shfrytezon dhe pastaj i ndan!!!Nuk dukesh qe ke bukuri Me ato balluket ne balle dhe mendjen djallezore u ke prishur mendjen burrave apo ke sekrete te erreta qe eshte turp ti mendosh !!!!!Vetem nje gje te dish Linda vidh dhe vazhdon te vjedhesh por kur te vije nje dite do ti nxirni te gjitha!!!’Keni mallkimin tone te pensionisteve(jam dhe une pensionistet qe shkruaj) qe me cinizmin tuaj I quani te pasur se marrin 140 mije kur per ty kjo shume nuk te del te blesh nje krem nga ato qe perdor ti!!!!Prandaj keni mallkimin tone qe e rropet kete vend per te blere rregjimin tuaj!!! Ke ne dore shume por nuk don se doni ti mbani njerzit te varur qe kur ti hidhni therime qe ju i shkelni me kembe ne bunkeret ku jeton me psicopatia qe eshte fryre dhe i duket vetja se ai eshte dhe nuk ka tjeter!!POR NJE SHPREJE E URTE THOTE:MOS U. MBAJ. SE. JE MOS. U MBAJ SE. KE!!!!Kaq per sot per ju
    Madame😒😒

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *