• |
ide | kryesore

Së shpejti, vazhdimi i ‘Murder Mystery’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorët e njohur, Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kanë konfirmuar së fundmi vazhdimin e filmit ‘Murder Mystery’.

Aniston  zbuloi në një video në Instagram se ajo dhe Sandler kanë përfunduar xhirimet e Murder Mystery 2.

“Merciiii Paris. Sapo mbarum xhirimet.e. #MurderMystery2”, shkroi aktorja e Friends. Videoja përmbante foto dhe klipe nga koha e saj në Francë – duke përfshirë disa foto me Sandler, një klip mahnitës të Kullës Eiffel  dhe, sigurisht, disa pamje nga prapaskenat në shesh.

Aktorët u fotografuan gjithashtu  në Oahu, Hawaii, në janar.Aktorët, Adeel Akhtar, John Kani, Mark Strong, Mélanie Laurent, Jodie Turner-Smith, Kuhoo Verma, Enrique Arce, Tony Goldwyn, Annie Mumolo dhe Zurin Villanueva do të jenë pjesë e filmit.’Murder Mystery’ndjek Nick, një polic nga Nju Jorku, dhe gruan Audrey, teksa shkojnë në një pushim evropian për të rigjallëruar martesën e tyre, kur një takim i rastësishëm i çon ata në të dyshuar për vrasjen e një miliarderi të moshuar.Në shtator, TV Line raportoi se vazhdimi do të ishte “një tjetër aventurë ndërkombëtare plot intriga “./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *