• |
ide | kryesore

COVID-19 në Kosovë/ 14 raste të reja, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.

Në total numri i rasteve aktive është 534. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *