• |
ide | kryesore

Punimet tek rrethrrotullimi i TEG, devijohet qarkullimi i makinave për një javë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



ARRSH ka njoftuar devijimin e trafikut në rrethrrotullimin e TEG, kjo si pasojë e fillimit të punimeve në zonë. Bëhet fjalë për datat 15 prill deri në 22 prill në fashën kohore 22:00-06:00 të mëngjesit. ARRSH bën me dije se mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës. Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Ndërsa mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *