• |
ide | kryesore

“Zhvati dhe shantazhoi qytetarët”/ Pse u shpall non-grata Ylli Ndroqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mes listës së 7 emrave që janë shpallur non grata dhe janë sanksionuar nga SHBA-të në Ballkanin Perëndimor është dhe biznesmeni Ylli Ndoqi. Sipas Departamentit të Thesarit, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri.

Lexo më tej: SHBA shpall non-grata Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin 

“Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.”, thuhet ne raport.



4 Comments

  1. Ky denoncoi lal zdromsin per afera dhe e hengri se i gjati fillimisht e kishte qef me be ndonje pazar me kete.

  2. Bravo DASH! Keta e kane minuar demokracine dhe kane bere korrupsion madhor, keta qe s’kane pasur asgje ne dore, qeveritaret i kemi te paster ata punojne per pastrimin e ambjnentit prandaj ndertojne e vjedhin inceneratoret. Po vazhdoi keshtu do fillojne memet e barcaletat ne Shqiperi me DASH-in.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *