• |
ide | kryesore

E trishtë/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, makina shpërtheu në flakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një adoleshent shqiptar ka humbur jetë në mënyrë tragjike në Kefalonia të Greqisë, këtë të hënë. Mësohet se 17-vjeçari u dogj për së gjalli brenda makinës në të cilën po udhëtonte bashkë me 3 shokët e tij me origjinë greke dhe shqiptare. Ngjarja ndodhi në zonën e Lassi, Argostoli. Pas shkollës, katër miq me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinën e njërit prej tyre dhe u nisën drejt aeroportit të ishullit, thjesht për një xhiro.

Ndërkohë, rrugës, shoferi 18-vjeçar i cili sipas policisë rrugore është me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura dhe përfundoi në trotuar ku mjeti u përmbys, ndërsa pak çaste më vonë shpërtheu në flake. 4 të rinjtë po përpiqeshin të dilnin ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari shqiptar Fabio, nuk mundi dot. Kalimtarët lajmëruan ambulancën dhe zjarrfikësen, ndërsa punonjësit e kësaj të fundit shuan zjarrin dhe nxorën trupin e djegur të të riut fatkeq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *