• |
ide | kryesore

Zyrtarët ukrainas: Shkatërruam depon e armëve ruse në rajonin e Luhanskut

-Instant, Lajme, Planet



Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armësh ruse në Novoaidar, në rajonin Luhansk.

CNN përmes pamjeve në rrjete sociale ka parë pasojat e atij sulmi. Serhii Haidai, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha në një postim në Facebook se forcat ukrainase kishin shkatërruar një “depo me municione” ruse pranë një vendbanimi rus në Luhansk.

Në një video të shpërndarë nga media shtetërore ruse RIA Novosti, oficeri i Milicisë Popullore të Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), Roman Ivanov tha se sulmet ukrainase në Novoaidar shkatërruan “më shumë se 20 shtëpi, së bashku me një magazinë të mbushur me plehra kimikë”.

Haidai mohoi pretendimet ruse se ukrainasit kishin në shënjestër ndërtesat e banimit.

Predha dhe raketa të djegura shihen të shpërndara në të gjithë tokën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *