• |
ide | kryesore

Të arrestuarit për kontrabandë me shitjet online njihen sot me masën e sigurisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të enjte të arrestuarit për mashtrim dhe mallra kontrabandë do të dalin para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Të gjithë të veshur me të zeza, administratorët janë shfaqur të qetë në sallën e gjyqit. Në kuadër të operacionit “Faqet Online” janë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë dhe një ditë më parë është arrestuar një 36-vjeçare në Fier.

Administratorët e faqeve u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Faqet Online”, të akuzuar se siguronin produkte dhe mallra kontrabandë të cilat i porosisnin përmes shërbimeve postare private, duke shmangur faturat doganore. Në total, Prokuroria e Tiranës firmosi 22 urdhër arreste, prej të cilave janë ekzekutuar 15, por vijon puna për kapjen e 7 të tjerëve.

Të arrestuarit janë:

Erisa Ismaili
2. Klodian Vladi
3. Erjol Kaftirani
4. Jovan Qemeri
5. Pranvera Rrapushi
6. Estenela Kola
7. Erta Xhetani
8. Elona Rexhepi
9. Arlinda Dalipaj
10. Gentjan Lleshaj
11. Jonida Kromidha
12. Sara Rizaj
13. Shkëlqim Pelinku
14. Behar Bici
15. Rezarta Gjika

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *