• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga e kaluara e Johnny Depp

-Instant, F1, Paparazzi



Motra e Johnny Depp, Christi Dembrowski, ka dëshmuar së fundmi në gjykatë duke treguar detaje nga fëmijëria e tyre.

Depp po padit ish-bashkëshorten e tij Amber Heard për shpifje për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post për mbijetimin e dhunës në familje, megjithëse ajo nuk e përmendi kurrë emrin e tij në artikull. Gjatë proceseve brenda gjykatës në Virxhinia të martën, Dembrowski kujtoi abuzimin që ajo dhe vëllai i saj kishin parë në shtëpi gjatë fëmijërisë së tyre.

“Ne vraponim dhe fshiheshim,” kujton ajo kur kishte parë mamin e saj duke u dhunuar ndaj babait të tyre, për të cilën tha se nuk do të reagonte. Dembrowski shtoi, “Ajo do të na godiste. Ajo do të hidhte gjëra.” Asgjë nga ato që po ndodhte në shtëpinë tonë nuk ishte normal . Dhe kështu, ndërsa u rritëm, vendosëm që sapo të largoheshim, nuk do ta përsërisnim kurrë, në asnjë mënyrë, diçka të ngjashme me fëmijërinë tonë. Do të kishim një jetë ndryshe”.

Depp dhe Heard, të cilët u takuan gjatë xhirimeve të filmit , The Rum Diary, u ndanë në maj 2016, kur ajo kërkoi një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij, duke e akuzuar aktorin për abuzim fizik. Ky i fundit mohoi pretendimet dhe ish-çifti e zgjidhi divorcin e tyre jashtë gjykatës në gusht 2016.

Gjatë deklaratave hapëse përpara dëshmisë së Christi, avokati i Amber, Ben Rottenborn tha se provat do të tregojnë se ajo ka vuajtur nga abuzimi në familje që “mori shumë forma”, duke përfshirë fizike, emocionale, verbale dhe psikologjike, si dhe “dhunë seksuale nga duart e aktorit”. /Lapsi.al

Johnny Depp, Betty Sue Palmer



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *