• |
ide | kryesore

Si qe reagimi i Khloe Kardashian për tradhëtinë e Tristan

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë për USA Today, Khloe Kardashian zbuloi se gjëja më e vështirë për të filmuar në serialin e tyre të ri, ishte momenti kur Kim Kardashian e telefonoi për ta njoftuar që Tristan Thompson deklaroi se kishte një fëmijë me Maralee Nichols në Instagram Story.

“Ishte shumë e vështirë” tha Khloe, ndërsa dhe Kim u shpreh, “Ishte e vështirë edhe për mua.”

Khloe tha se ndërsa dhimbja “nuk bëhet më e lehtë” për t’u trajtuar, ajo është bërë më “imune” ndaj saj.

“Kur lëndohesh kaq shumë herë, reagimet e tua, përgjigjet e tua ndaj të njëjtës gjë ndodhin vazhdimisht – ka një ndjesi mpirjeje”.

Kourtney Kardashian tha: “Pothuajse bëhet normale, kur absolutisht nuk duhet të bëhet kurrë normale”.

Në episodin e parë, fansat panë Tristan dhe Khloe duke diskutuar skandalin e tij të mëparshëm të tradhtisë në vitin 2018. Edhe pse ai u akuzua për tradhti pak ditë para se ajo të lindte vajzën True Thompson, çifti me sa duket ia doli mbanë. Khloe dhe Tristan përfundimisht u ndanë në vitin 2019, por i dhanë një rikthim lidhjes së tyre në vitin 2020, përpara se përfundimisht të jepnin dorëheqjen vitin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *