• |
ide | kryesore

Imazhet e detyrueshme të Roland S.

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Këtë fundjavë pak më të gjatë se të tjerat ma bëri krejt të veçantë një nga ato surpriza kulturore të cilat kemi fatin ti shijojmë rallë e më rallë. Si një dhuratë befasuese pata rastin të shijoj filmin e fundit të regjizorit Roland Sejko, “La Macchina delle immagini di Alfredo C” (Makina e imazheve të Alfredo C). Si mik dhe si artist atij i kam parë pothuajse gjithçka, që nga dokumentari “Shqipëria, vendi përballë”, ku të befason skrupoloziteti i rijetësimit të pamjeve të arkiavave dhe deri tek “Anija”, që ndërthur elementët autobiografikë të largimit të rëmujshëm nga vendi me ato të fatit të mijra emigrantëve shqiptarëve.

Por, dokufilmi i fundit është vërtetë një dhuratë e çmuar për këdo që ka nostalgji për magjinë e kinemasë së dikurshme, për këdo që ka kërshëri për historinë e totalitarizmave të shekullit të shkuar, për këdo që e ngacmon përthyerja e fateve njerëzore nga kapriçot tekanjoze të ngritjes dhe rënies së regjimeve.

Fabula nga e cila Roland Sejko ka marrë shkas është në vetvete një histori e çuditshme. Ajo niset nga aventura e një kameramani italian, të institutit Luce, i njëjti vend ku regjizori shqiptar punon sot, i cili e kishte perfeksionuar artin e tij duke filmuar manifestimet grandioze të Duçes në sheshin Venecia. 

Tekat e fatit e hedhin atë në Shqipëri. Filmon po njësoj pushtimin italian të 7 prillit, instalimin e regjimit fashist këtu tek ne, luftën italo-greke në majat me borë të malit të Gramozit dhe së fundi, krejt çuditshëm, bëhet një nga 27 mijë italiantë që “merren peng” nga regjimi komunist pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Si i tillë duhet të fiksojë në celuloid, paradat e një tjetër diktature. “Hoxha ndryshe nga Musolini nuk e kishte bezdi të filmohej nga pas”, rrëfen naratori protagonist. 

Dhe kështu përmes telekamerës me manivel, ritmin e së cilës e mban duke kënduar, Alfredo C. skicon përmes imazheve bardhë e zi profilin e dy diktaturave, aq të ndryshme në thelb, por aq të ngjashme kur i vështron pas telekamerës, me syrin e atij “që duhet të qëndrojë i padepërtueshëm përballë ritmit të ngjarjeve”.  

Natyrisht, si një rrëmues i zellshëm i arkivave, prej ku zbuloi historinë e pararadhësit të vet në instituto Luce, Roland Sejko ka ndërthurur në filmin e tij edhe fiksionin apo zërat e shumë italianëve të tjerë, që ashtu si personazhi i romanit “Njeriu me top”, mbetën në malet tona, pas kapitullimit të Italisë dhe më tej akoma pas përfundimit të konfliktit botëror.

Prej tyre është përftuar një vepër që, ndonëse na duket sikur ia kemi njohur historinë, sërish mbetet befasuese, ndonëse ia kemi shikuar edhe më parë imazhet, sërish na godet, me përzgjedhjen, renditjen dhe vënien e tyre në funksion të një ideje.  

Tek “La Macchina delle immagini di Alfredo C”, mund të zhyten lehtësisht edhe të pasionuarit e historisë, por mund ta shijojnë estetikisht edhe ata që nuk lenë mend pas të shkuarës, mund të dashurohen nostalgjikët e kinemasë, por pa bezdisur aspak gjeneratën e efekteve dixhitale, ajo mund të bëjë për vete si ata që duan të ruajnë në mënyrë fanatike kujtesën, po ashtu edhe ata që u intereson një fat i thjeshtë njerëzor.

Natyrisht, qëllimi i këtyre radhëve nuk është të bëjë kritikën e një filmi që tashmë është zgjedhur mes qindra të tjerëve si konkurent për çmimin më prestigjoz italian në kategorinë e dokumentarëve, “David di Donatello”, që ka marrë vëmendjen e mediave më prestigjize të bregut tjetër të Adriatikut dhe që po bën aty xhiron e kinemave.   

Synimi është diku tjetër. Eshtë të bëjë apel që ngjarje të tilla, të ralla kulturore, të mos kufizohen vetëm me përkthimin rapa zhdrapa të ndonjë titulli të marë copy paste nga mediat e huaja. As të mos varrosen në hierarkinë fatkeqësisht të ulët të “lajmeve kulturore”, duke u renditur përkrah titujve që i bëjnë jehonë ndonjë bashkëpatrioteje që ka bërë bujë me shfaqen e ekzagjeruar të gjoksit gjatë parakalimeve në Oscar. 

Mes varfërisë rënqethëse të një skene të dominuar nga telenovelat turke, ku rolin e regjizorëve po e luajnë humoristët banalë dhe atë të influencuesve personazhet e “Përputhen”, ku gjykimi për historinë kufizohet në sherrnajën për datën e çlirimit dhe ai për të sotmen në sasinë e grykësisë të Edit apo Saliut, ndodhi të tilla janë një luks.   

Vepra si “La Macchina…” na bëjnë më të prekshme të shkuarën tonë, na yshtim të reflektojmë për raportin e njeriut me përthyerjet e historisë, na nxisin të mendojmë për raportin e shtrembër që kemi vënë me konservimin e kujtesës. Këto janë arsye të mjaftueshme që filmi i Roland Sejkos të vijë sa më shpejt tek publiku shqiptar. Jo vetëm për tu parë dhe shijuar, por mbi të gjitha si mundësi për të debatuar.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Nuk di te them gje se nuk e kam pare . Por besoj se do jete nje gje e mire perderisa ti krituku i shume gjerave po e lavderon .

    1. Nuk po e levdon, po levdon lëmin e artit dhe, ne fund, fton per debat!

      ‘Kritikun e cdo gjeje’, madje dhe atyre globale, ka kush e ben…..

  2. Filmi eshte gjithmone arkivi me i lexuar e dokumentuar i realitetit tone dhe nje teme e tille vjen ne castin e duhur, teksa po rishkruhet historia, cka duhet te perfshije ne proces debatin publik mbi momente e ngjarje te interpretuara gjithnje nga fitimtaret.

    Faleminderit regjisorit Sejko dhe gazetarit Bushati per informacionin.

    1. Nuk e kemi idene për çfare bëhet fjalë…
      Por “njeriu me top” është një shpifje gonorre e pa-prezantueshme e bastardeve të kuq.
      Kolera e kuqe që shkatërroi kombin tonë.
      Italianët erdhën ndërtuan investuan dhe sollën civilizim dhe ligjë e rregull.
      Kur u mbeti në dorë shteti bastardëve të kuq në fund 1944 aterë e mori djalli dhe e mban peng deri sot atë vënd.
      Me kopukët që pollën kasapët e bllokut dhe kurvat e milladinit e dushanit përdhunues=ramëshurrë dhe harem të pangopurë.

  3. Me sa duket nuk lexoni letersi prej vitesh. Asnje veper e Dritero Agollit nuk gjen te krahasueshmen e saj ne letersine e sotme. Kadare dhe Agolli mbeten majat e letersise shqiptare e pa lexuar mes rreshtash veprat e tyre nuk ke njohur popullin tend.

    1. Nuk patëm nevoje ti lexojmë terrëroin dhe kadarenë.
      Sepse për shtresën tonë të persekutuar e ndjemë ne lëkurë rrëfimin e tyre barbar sidomos 44 -90 që nuk iknim dot.
      Ata ishin” kirurgët mrekullibërës” që mësuan në shkollat e stalin kasapit mënyrat më të sofistikuara për ta humanizuar monstër kurvin dhe sistemin e tij gjakatar…dhe për ti dhënë fytyrë njerëzorë spiunimit terrorit internimit torturës etj etj horrore.
      Dritëterri dhe kamaradët e tijë për mua janë si ai “mjeku ligjor “i kurvës me lesh… saud-bin-salmakës që preu me sharrë gazetarin në konsullatën e Stambollit.
      Sa te jetoj do i shaj ata dhe sojin e tyre ç’njerëzor.
      I ka lexuar fjalë për fjalë ramëshurra me harem ato libra…
      Dhe po i aplikon pikë për pikë.
      Skemi parë gjë akoma.

    1. Ky eshte niveli i idioteve..te tjeret punojne, defrehen dhe paguajne taksa. Per nja 10 vite do shihet i zgerlaqur ne ndonje cep rruge

  4. Eshte e pakuptimte te trajtosh nje film qe ne Shqiperi filmi nuk eshte shikuar ….
    O Bushat frengjishtfolesi ….. Je si i dobet …. Nuk shtyhet jeta duke i vene emrin artikujve te shkruar te te tjeret

  5. Eshte e pakuptimte te trajtosh nje film qe ne Shqiperi filmi nuk eshte shikuar ….
    O Bushat frengjishtfolesi ….. Je shume i dobet …. Nuk shtyhet jeta duke i vene emrin artikujve te shkruar prej te tjereve …

  6. Ato janë para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi, derisa u akuzuan për korrupsion domethënës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Ai nuk ka shkuar në Kuvend për dieta dhe rrogë, por për të mbrojtur miliardat e vjedhura nga pushteti i tij.

    Por mund të na e kursente këtë deklaratën populiste se ka vënë në siklet gjithë deputetët e Foltores që i kanë marrë ato para, madje kanë kërkuar para dhe kur kanë djegur mandatet dhe kanë ikur nga Kuvendi.

  7. u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.

  8. Ndër veprimet e para që bëri Spahia i parë ishte largimi nga detyra i të gjithë drejtuesve të ndermarrjeve dhe institucioneve të rrethit. Shkodra kishte aso kohe 81 qendra pune e prodhimi, duke filluar nga më e rëndësishmja, Uzina e Telave dhe Kabllove, në të cilën porsa ishin montuar makineri moderne austriake dhe që tregtonte thuajse në 100 vende të botës, deri në fabrikat më periferike.

  9. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.

    “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.

    1. Mbledhja u bë në një kafe restorant afër ambasadës amerikane… Tani për tani adresa e saktë dhe emri i lokalit nuk do të tregohet për arsye të ndryshme që merren lehtësisht me mend, por do të bëhet i njohur dhe do të hyjë në histori pas 30 prillit.
      I pari mbërriti Sali Berisha dhe menjëherë zuri vend në krye të tavolinës. Pas tij, erdhën Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka, Evis Kokalari Angelakis, Bujar Nishani, Genc Pollo, Arben Ristani. Pak më vonë ia behën Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi, të shpallur taze non grata.

  10. Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.

    “Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?Muti eshte per shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *