• |
ide | kryesore

Ushtarët në Mariupol nuk pranojnë të dorëzohen, Rusia: Do të eleminohen të gjithë

-Instant, Lajme, Planet



Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pas përfundimit të afatit  të dhënë ushtarëve ukrainas në Mariupol për dorëzim kanë paralajmëruar eliminimin e tyre.

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet ruse kanë paralajmëruar vrasjen e ushtarëve që vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë rezistencë  në qytetin e rrethuar në jugperëndim të Ukrainës, Mariupol.

Ministria në deklaratën e saj ka thënë se ushtarëve ukrainas të rrethuar në një fabrikë gjigante çeliku në qytet u është kërkuar të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe të dorëzohen për të shpëtuar jetën e tyre.

Ndër të tjera ministria pohoi gjithashtu se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, tha, evropianë dhe kanadezë.

Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se dhjetëra objekte ushtarake në Ukrainën lindore ishin shkatërruar në sulmet e fundit ruse. Këto përfshijnë depo karburanti dhe municionesh, tha ministria, rreth Severodonetsk, Kremmina dhe qytete të tjera në rajonet Luhansk dhe Donetsk.



2 Comments

    1. Un habitem sa i cuditshem eshte njeriu .me shpirt ta doj veten e tije dhe me gjymtyr ne menyren me te eger .me te ulte me injorante djallzore dhe pa meshirshme angazhohet ne shkatrrimin e vet ky eshte kulmi .per piken me te ulet ku ka ren njeriu.kjo vjen nga mekatet dhe mospendimi i ka bere tu vdes zemra edhe pse jetojne ju ka ikur ndjeshmerija per mir mshira ndaj vetes ka rene diturija dhe jan perqendruar tek egoja..ku njerit pasurin e tokes dhe qellit po ti jepet nuk ngopet po per te gjith nuk mjafton as gjithsija…AI QE GJITHCKA KRIJOJ NA MBAJTI PENG.NE PERGJEGJSI PER SHPERBLIM OSE NDESHKIM SIPAS ANGAZHIMIT QE KEMI. TE VEPRAVE TONA NE TRE GJENDJET E ANGAZHIMIT TONE NE MENDIM FJAL VEPRA..QE DO THOT CFARDO QE TE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM E KEMI OSE NE DOBI TE VETES NESE DREJT MIR DHE KUNDER VETES NESE KEQ KUNDER TJERVE.SHUM NJEREZ TASHME KAN HARRUAR SE ME CDO ANGAZHIM KUNDER TJETRIT NE FAKT PO E NDERMARRIN KUNDER VETES VET KETE AKOMA SPO E KUPTOJN SI RALITET DHE NDALEN NGA E KEQA SEPSE VETEN E DUAN NE SHPIRT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *