• |
ide | kryesore

Princi Harry dhe Meghan Markle po luajnë në mënyrë cinike me Mbretëreshën Elizabeth II

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle po luajnë në mënyrë cinike me emocionet e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Charles, pretendon një burim i brendshëm.

“Mendoj se mbretëreshës dhe Princit Charles i kanë munguar shumë, dhe për këtë arsye [Harry dhe Meghan] mund t’i mbështjellin rreth gishtave të vegjël dhe t’i përdorin për qëllim komercial siç kanë bërë më parë,” tha biografja mbretërore Andrea Levin për “Good Morning Britain”.

Familja Sussex u takua me Princin Charles të enjten, e më pas bënë një takim shumë më të qetë me mbretëreshën, ndërsa do udhëtonin për në Lojërat Invictus në Holandë.

Takimi me babanë dhe gjyshen e Princit Harry ishte i pari në dy vjet për çiftin që tani jetojnë në Kaliforni.

Hendeku me familjen mbretërore u bë edhe më i madh kur Harry sulmoi babanë e tij gjatë intervistës me Oprah Winfrey në vitin 2021, kur ai pretendoi se Charles e kishte shkëputur atë financiarisht. Përçarja midis çiftit dhe anëtarëve të familjes mbretërore u rrit edhe më shumë muajin e kaluar, kur Harry njoftoi se nuk do të kthehej në Angli për shërbimet përkujtimore të 29 marsit për Princin Philip.

Kryeredaktorja e revistës Majesty, Ingrid Seward shtoi:

“Ata në thelb kanë nevojë për pluhurin e zanave të Mbretëreshës… për markën e tyre”.

Levin tha se PR i keq madje ka pasur një efekt në marrëdhëniet e Harry-t dhe Meghan me krerët e familjeve mbretërore të Evropës, përveç familjes së tyre. Mbreti dhe mbretëresha e Holandës “në mënyrë të pazakontë” nuk e ftuan çiftin për të ngrënë apo qëndruar me ta gjatë vizitës së tyre këtë fundjavë, vuri në dukje ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *