• |
ide | kryesore

PD tryezë me ekspertë për energjinë/ Berisha: U zbrazën digat në kundërshtim me ligjin

Arkiva



Në një tryezë me ekspertë të energjitikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se fajtor për krizën e energjisë nuk është as moti e as lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi i situatës nga qeveria. Berisha thekson se qeveria e ka shitur shumë lirë energjinë në një kohë kur në bursë çmimi i saj ishte shumë më i shtrenjtë. Ish-kreu i qeverisë thotë se vitin e shkuar prodhimi i energjisë ishte më i larti i mundshëm por sipas tij kryeministri zbrazi digat në mënyrë të paligjshme.

“Rritje absurde e energjisë për konsumatorët. Jo vetëm është ujore por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Prodhimi i energjisë gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historic 8.9 miliardë kë/ orë. Pra, duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujorë të kaskadës kostatohet se shkaku kryesor i krizës nuk është moti apo lufta por është absolutisht grabitja në këto sipërmarrje. Shqipëria, nuk besoj që ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim të ligjit .

Blihet energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizim është blerë me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga vjedhja dhe keqmenaxhimi. Ai që shiti energjinë me 42 euro kur në bursë kuotoej me 130 euro, ndau para me blerësin. Çfarë qëndron tjetër në themel të krizës, qëndrimi i papërgjegjshëm pasi në 9 vite nuk janë siguruar një burim i vetëm energjie përvec atyre ujore të kontraktuara më parë, në një kohë kur potencialet I kishte të jashtzakonshme. Nuk them të mos ndiqte kjo qeveri çuarjen më tej shfrytëzimin e burimeve ujorë por duheshin diversifikuar burimet energjitike. Një vend i cili renditet i dyti apo i treti në Mesdhe dhe Europë për ditët me diell, ka terrenet më të përshtatshme për panele, por në 9 vite nuk është realizuar asgjë”, tha Berisha. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *