• |
ide | kryesore

Plagosje me armë në Lushnje, 44-vjeçari në gjendje të rëndë transportohet drejt Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nje plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. I plagosuri është identifikuar si Kujtim Mema nga fshati Saravë i Lushnjes. Mësohet i plagosuri ndodhe në gjendje të rëndë dhe do të niset për Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia e Lushnjës/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *