• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni nuk ‘ndez’, por Granada ndalon Atleticon: 30 minuta për sulmuesin pa lënë gjurmë

-Instant, Sport, Video



Atletico Madrid nuk shkon më shumë se 0-0 përballë Grandas së Myrto Uzunit, të cilit tekniku Aitor Karanka i ka rezervuar dicka më shumë se 30 minuta lojë. Colchoneros e shohin veten në vendin e dytë provizorisht me 61, por kanë luajtur më shumë ndeshje se Sevilla (1) e Barcelona (2) që në rast fitore do ta parakalonin sërisht. Mbetet në zonën e rënies nga kategoria Granada, dy pikë larg Mallorcas e një nga Cadiz, por që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Atletico frenon në shtëpi kundër Granadës dhe në mënyrë efektive u thotë lamtumirë shpresave të fundit të mbetura për të luftuar për një rikthim të bujshëm në La Liga. Goditjen e fundit në këtë sens, të besuarit e Simeones, kampionë në fuqi të Spanjës, e morën nga Granada, e treta nga fundi. Jashtë Champions League dhe tani me objektivin e vetëm për të fituar një vend për edicionin e ardhshëm në Europën që ka rëndësi, Colchoneros bënë një ndeshje sterile, me pak raste: Griezmann pranë avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, por shumë pak gjëra ndodhën, pavarësisht hyrjes së Suarez gjatë intervalit. Tentativat e fundit nuk prodhuan asgjë, goditja e minutës së 89 e Cunhas goditi shtyllën dhe më pas muri andaluzian nuk u shemb: për Granadën, gjithmonë e treta nga fundi, një pikë e vogël që, megjithatë, është disi e dobishme për sa i përket shpëtimit.

Simeone nuk arrin dot të kalojë modestët e Granadas, me Karankan që i kishte besuar në fillim Luis Suarez si sulmues të vetëm, të mbështetur në krahë nga Macchis e Puertas. Në minutën e 62 Uzuni mori vendin pikërisht të Macchis, por pa mundur ti japë një fitore skuadrës së tij që do të kishte qenë fondamentale për mbijetesën, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *