• |
ide | kryesore

Jada Pinkett Smith përmend incidentin në Oscars në emisionin e saj

-Instant, F1, Paparazzi



Jada Pinkett Smith ka zbuluar së fundmi nëse do të flitet në emisionin e saj”Red Table Talk” për incidentin në Oscars.

“Duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit, familja Smith ka qenë e fokusuar në shërimin e thellë”, thuhej në një  në fillim të episodit, i cili u publikua në Facebook Watch të mërkurën.

“Disa nga zbulimet rreth shërimit tonë do të ndahen në tavolinë kur të vijë koha”, thuhet më tej në mesazh. “Deri atëherë, tryeza do të vazhdojë t’u ofrohet dëshmive të fuqishme, frymëzuese dhe shëruese si ajo e të ftuarit tonë të parë tepër mbresëlënës.”

Episodi më pas nisi me një segment të regjistruar paraprakisht me Pinkett Smith, vajzën e saj, Willow Smith dhe nënën e saj, Adrienne Banfield Norris.Episodi supozohet se u regjistrua para debatit të Oscars dhe përfshinte të ftuarën speciale Janelle Monáe.Shfaqja nuk i referohej më tej sulmit të Smith ndaj aktorit Chris Rock, në Oscars më 27 mars.

Gjatë ceremonisë, Rock e krahasoi Pinkett Smith – e cila vuan nga alopecia dhe rruajti kokën verën e kaluar – me personazhin “G.I. Jane”. Kjo shaka acaroi Will i cili u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë komedianin. Më pas aktori filloi të bërtiste:”Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë ”  pasi u kthye në vendin e tij.

Megjithëse ai i kërkoi publikisht falje Rock-ut në një deklaratë, Smith thuhet se nuk ka kontaktuar personalisht me të për t’i kërkuar falje.Pas deklaratës së tij, Akademia ndaloi pjesëmarrjen e Will për 10 vite./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *