• |
ide | kryesore

Aksident në Lezhë, plagosen tre fëmijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Manati.

Një makinë u përplas me një ciklomotor dhe për pasojë janë plagosur tre fëmijë.

Raportohet se fëmijët që mbetën të plagosur janë të moshës 13 deri në 15 vjeç.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *