• |
ide | kryesore

Aksidenti me tre fëmijë të plagosur në Lezhë/ Zbulohen detaje (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen të tjera detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Manati, ku një makinë “Benz” u përplas me një ciklomotor dhe për pasojë u plagosën tre fëmijë.

Fëmijët që mbetën të plagosur janë të moshës 13 deri në 15 vjeç. Së fundmi mësohet se fëmijët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë për jetën. Mësohet se ata kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit. Ndërsa drejtuesi i makinës u shoqërua ne polici dhe po merret në pythe rreth ngjarjes. Ciklomotori ishte me karroceri të vogël dhe fëmijët e perdornin për të mbledhur skrap ne zona te ndryshme të Lezhës. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *