• |
ide | kryesore

Sistemi energjitik fraxhil/ Stuhia e erës godet Fierin dhe Vlorën, shumë shkeputje energjie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i keq i ditës së sotme i dominuar nga era e fortë ka bërë që qytete si Fieri dhe Vlora të preken nga shkëputjet e energjisë elektrike.

Nga raportimi i orës 13:00, sipas OSHEE rajonet më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, kryesisht në akse me linja ajorore. Sipas OSSH, shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me erëra të forta, që ka përfshirë këto rajone gjatë natës së mbrëmshme, duke vazhduar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish etj.

Disa orë më parë raportuam se ka pasur shkëputje energjie në të paktën gjashtë fshatra në Vlorë, sikurse në Orikum dhe Llogara, ndërsa impakti i stuhisë në Fier nuk dihet ekzaktësisht. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Furtuna në Vlorë, disa fshatra pa energji elektrike 



2 Comments

  1. Doli dhe ky fraxhili ke sistemi elektrik .
    Edhe kete kishim mangut ne.
    Cfare ben spak ? Pse nuk e arreston ket fraxhilin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *