• |
ide | kryesore

Scott Disick reagon ndaj fejesës së ish partneres, Sofia Richie

-Instant, Paparazzi, Slider



Sott Disick ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së ish partneres, Sofia Richie me Elliot Grainge.

Përmes rrjetit social,Instagram, Scott ndau një foto të tij në një varkë me mbishkrimin, “Thjesht më thërrisni Good Luck Chuck”. Mesazhi duket se është referencë në filmin Good Luck Chuck, një film në të cilin të gjitha gratë që përfshihen në mënyrë romantike me personazhin Charlie Kagan (luajtur nga Dane Cook) përfundojnë duke u martuar me personin e parë me të cilin takohen pas tij.

” Scott Disick që të gjithë e njohim dhe e duam.”  “Të dua Scott! Mos e humb kurrë sensin e humorit!”, ishin disa nga komentet për reagimin e tij.

Ndërkohë,  Sofia zbuloi më 20 prill se ishte fejuar me  Elliot . Ajo shpërndau një foto të propozimit me qirinj dhe një foto të të dyve duke u puthur ku shihet unaza e saj.

Para se të lidhej me Grainge, modelja ishte në lidhje me Scott për tre vjet. Dyshja i dha fund në maj 2021. Detajet e ndarjes së tyre u shfaqën gjatë premierës së sezonit 20 të Keeping Up With the Kardashians.Në një episod që u transmetua për herë të parë më 18 mars, Dicik tregoi se Sofias nuk i pëlqente marrëdhënia që ai kishte me Kourtney Kardashian./Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/CcllGiRpZzv/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *