• |
ide | kryesore

Publikohen pamjet nga incidenti tragjik në xhirimet e filmit Rust

-Instant, F1, Paparazzi



Policia së fundmi ka publikuar pamjet nga incidenti  i ndodhur në xhirimet e filmit Rust.

Sherifi i Santa Fe, Adan Mendoza gjithashtu publikoi foto të skenës së krimit dhe intervista me dëshmitarë, duke përfshirë atë të Baldwin.

Por policia tha se ende nuk është marrë një vendim nëse do të ngrihet një kallëzim penal pasi pritet rezultati i punës së ardhshme mjeko-ligjore.

Halyna Hutchins u qëllua nga  Baldwin ndërsa ai po provonte armën.Aktori, i cili ishte gjithashtu producent i filmit, më parë tha se nuk e tërhoqi këmbëzën dhe nuk e kishte idenë se si u shfaq një plumb i vërtetë në xhirimet pranë Santa Fe në shtetin amerikan të New Mexico.

Në një deklaratë që shoqëroi publikimin e pamjeve, Sherif Mendoza tha se hetimi për të shtënat “mbetet i hapur dhe në vazhdim”.

Ai tregoi se disa komponentë të hetimit mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë mjekësinë ligjore të armëve të zjarrit, analizën e gjurmëve të gishtërinjve, një raport nga ekzaminuesi mjekësor dhe analizën e të dhënave të telefonit të zotit Baldwin.

“Pasi këto komponentë hetimor t’i jepen zyrës së sherifit, ne do të jemi në gjendje të përfundojmë hetimin për t’ia përcjellë Prokurorisë së Qarkut Santa Fe për shqyrtim,” deklaroi Sherif Mendoza.

Sipas New York Times, një zëdhënës i zyrës së sherifit Sante Fe tha se autoritetet kishin vendosur të publikonin dosjet pas kërkesave të shumta nga media përpara se çështja t’u kalonte prokurorëve.

Publikimi vjen një javë pasi producentët e filmit u dënuan nga autoritetet për dështimin për të ndjekur udhëzimet e sigurisë dhe u ngarkuan me gjobën maksimale prej 136,793 dollarë.Një hetim i kryer nga Departamenti i Mjedisit i New Mexico zbuloi se krijuesit e filmit treguan “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në xhirime”.Ai shtoi se stafi i filmit “e dinte se procedurat e sigurisë së armëve të zjarrit nuk po ndiqeshin në skenë dhe demonstroi indiferencë të qartë ndaj sigurisë së punonjësve duke dështuar në rishikimin e praktikave të punës”./Lapsi.al

 

New footage and stills are released of the moment cinemaphotographer Halyna Hutchins was killed on the set of Rust. Pic: Sante Fe Police New footage and stills are released of the moment cinemaphotographer Halyna Hutchins was killed on the set of Rust. Pic: Sante Fe Police

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *