• |
ide | kryesore

Vrasja në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Policia ka reaguar për vrasjen në Durrës ditën e sotme. Mësohet se një person me inicialet I.K ka goditur me thikë 40-vjeçarin Halil Koka, i cili ka humbur jetën rrugën për në spital.

Policia thekson se po bëjnë krehjen e zonës për të arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *