• |
ide | kryesore

Ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin, rrezikon burgun për vrasje

Arkiva, Paparazzi
alec



Një juri e madhe në shtetin e Nju Meksiko të SHBA-ve ka pranuar një padi të re për aktorin amerikan Alec Baldwin të akuzuar për vrasje të pavullnetshme gjatë xhirimeve të një filmi në tetor 2021. Aktorit fitues i çmimit Emmy u akuzua edhe më herët, por pretendimet u rrëzuan prillin e kaluar, 2 javë përpara se të fillonte një gjyq penal ndaj tij. Por prokurorët vendas kanë kryer testime të mëtejshme mjeko-ligjore të armës së përdorur.

Avokatët e Baldwin i thanë BBC-së se po presin të përballen në gjykatë. Baldwin, 65 vjeç, po praktikohej që të qëllonte me një pistoletë Colt 45 përpara se të filmonte një skenë për filmin “Rust” që po xhirohej pranë Santa Fe, në tetor 2021. Por arma shpërtheu, duke goditur për vdekje kinematografen 42-vjeçare Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Aktori është shprehur se nuk e ka tërhequr këmbëzën dhe se kishte tërhequr vetëm çekiçin e pistoletës.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është fajtor për vdekjen e Hutchins, sepse ai nuk e dinte se arma përmbante fishekë të vërtetë dhe sepse nuk supozohej që të kishte municion të vërtetë në shesh-xhirim. Por prokurorët specialë të Nju Meksiko thanë se kanë “fakte shtesë” pasi ngarkuan ekspertë mjeko-ligjorë për të rregulluar armën, e cila u thye gjatë testimit të FBI-së. Ata thanë se kanë arritur në përfundimin se incidenti mund të ndodhte vetëm nëse do të tërhiqej këmbëza.

“Megjithëse Alec Baldwin e mohon në mënyrë të përsëritur tërheqjen e këmbëzës, duke pasur parasysh testet, gjetjet dhe vëzhgimet e raportuara, këmbëza duhej të tërhiqej ose shtypej mjaftueshëm për të lëshuar çekiçin plotësisht e mbështjellë ose të tërhequr të revolverit” – thuhet në raportin e tyre. Provat e reja u sollën para një jurie të madhe prej 12 anëtarësh. Nëse shpallet fajtor, Baldwin mund të përballet me 18 muaj burg. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *