• |
ide | kryesore

U filmua teksa keqtrajtonte kafshën, arrestohet 27-vjeçari në Has

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar me inicialet A.V banues në fshatin Gjinaj të Hasit, është vënë në ndjekje penale, në gjendje të lirë pasi është filmuar teksa ushtron dhunë fizike ndaj një kafshe pune.

Në videon e postuar në rrjete sociale, duket i riu që keqtrajton një gomar, dhe në lidhje me këtë veprim ai është vënë para përgjegjësisë ligjore për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nuk dihet nëse gomari ishte kafshë shtëpie ose rruge, apo arsyeja e keqtrajtimit të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *