• |
ide | kryesore

“Magjistari” i merkatos nuk jeton më: Mino Raiola humb betejën me sëmundjen

-Instant, F1, Sport



Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjent i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të merkatos ka ndërruar jetë në Monte Carlo. I sëmurë për disa muaj, ai ishte operuarnë San Raffaele në Milano për një sëmundje të rëndë, por nuk ishte shëruar plotësisht.

I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, ai filloi të merrej me drejtimin e disa futbollistëve dhe kishte arritur të bënte emër në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferime si Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd. Ai është protagonist i shumë transferimeve milionerësh duke filluar me kalimin e Ibrahimovic nga Inter te Barcelona në vitin 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United për të arritur te kalimi i Haaland nga Salzburgu te Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax te Juventus.

Në vitin 2020, Forbes e rendit atë të katërtin në botë në mesin e agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur biznesin për 847.7 milionë dollarë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *