• |
ide | kryesore

Raiola tërbon milanistët: “Donnarumma nuk ka të krahasuar me Maignan”

Sport
Donnarumma



Donnarumma e Maignan ka qenë krahasimi që ka shoqëruar tifozët e Milan, që pas divorcit të dhimbshëm me italianin, që zgjodhi firmën me PSG. E tani, i ftuari i programit Dazn “Croquetas”, Enzo Raiola, menaxheri i Gigio Donnarumma, I ka hedhur benzinë zjarrit. Për të nuk ka dyshime, klienti i tij është portieri më i mirë në botë dhe krahasimi me pasuesin e tij te Milan Mike Maignan nuk qëndron.

“Pronësia nuk donte të priste, e kuptueshme, ata bënë një zgjedhje si ne bëmë tonën – deklaroi ai, duke kujtuar lamtumirën si transferim i lirë në verën e 2021 -. Maignan po bën shumë, shumë mirë dhe është edhe titullar në kombëtaren franceze. Një portier që me të vërtetë bëri diçka të rëndësishme si impakt i parë në Itali. Por sot nuk do të thosha se ka pasur përmirësim te Milan në krahasim me Donnarumma… Nuk dua të ekzagjeroj, por unë mendoj se Gigio nuk është vërtet i krahasueshëm në këtë moment. Ai është portieri më i mirë në botë, të gjithë trajnerët e portierëve e kanë thënë këtë. Për ta, Gigio është një talent përtej mundësive të kujtdo. Kur ishte 17 vjeç, Real Madrid e donte, ai pa dhomën e trofeve të Blancos dhe tha jo për Milan”.

Lexo më tejPagliuca, ish-portieri i Inter mbron Donnarumma e kritikon Maignan: “Mbrohet nga shtypi”

Gjatë intervistës, Raiola foli edhe për një tjetër ish-lojtar të Milan dhe klientin e tij historik, Mario Balotelli, tani me turqit e Adana Demirspor. Sulmuesi sidoqoftë është jashtë që nga fundi i nëntorit pas një operacioni në gju: “Nuk shkoi mirë te Monza dhe Brescia. Në Itali tani të gjithë mendojnë se nëse nuk pati sukses atje, nuk do të ketë sukses as diku tjetër. E ndërkohë më pyesin për të nga e gjithë bota”, e mbylli Raiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *