• |
ide | kryesore

Zhupa: Çështjen e Butrintit do ta çojmë në SPAK, po e trajtoni si mall tregu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çështja e Butrintit është bërë temë e nxehtë debati në seancën plenare të kësaj të enjteje. Mes përplasjeve Zhupa-Margariti ka hyrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete për Butrintin, dhe se projekti për të do të financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan. Ndërkohë deputetja e PD, Ina Zhupa tha se çështjen e këtij parku kombëtar do ta çojë në SPAK. Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa ngriti pyetjen se përse në planin e menaxhimit nuk u përfshi asnjë ekspert apo studiues shqiptar. Ndër të tjera, Zhupa tha se qeveria po e trajton Butrintin si mall tregtar, ndaj të mos çuditet askush që të blihen bileta avioni për të justifikuar milionat.

“Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint, kryeministri mund ta çoje në SPAK. Nëse nuk do të shkojë në SPAK se ka frikë se i hapen çështje të tjera, të ma japë mua se e çoj. Butrinti do jepet me koncesion, këtë nuk e mohoi as kryeministri. Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na komplekson, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni. Na akuzoi si kope, në fakt ne nuk jemi grup i strukturuar kriminal, nuk jemi bandë. Me të njëjtin pasion, Rama ka mbrojtur aferën e inceneratorëve. Kjo gjë fillon që në vitin 2018, ligji për trashëgiminë kulturore që është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe bie në kundërshtim me Konventën e Parisit. Zonja Kumbaro, mund të jeni kumbarja e këtij projekti por nuk do të thotë ta mbroni ju, na lini ta mbarojmë.

Ju na vini dhe na thoni që shteti do të jetë aty se do të jetë ministrja Elva Margariti pjesë. Është interesante që Margariti prezantohet si pjesë e bordit si emër, por jo institucion. Në bord ka 5 persona dhe Margariti është vetëm një dhe nuk ka asnjë pikë të vendimit të gjykatës ku thuhet se të ketë të drejtë vetoje. 4 personat e tjerë të cilët janë privat dhe kjo është e zeza mbi të bardhë, vendimi i gjykatës, është fakt, nuk e them unë. Ju arritët deri aty sa bëtë planin e mnesaxhimit të integruar pa ërfshirë asnjë ekspert, asnjë studiues shqiptar të cilët sot janë të githë kundër. Pse mendoni se nuk kishte vlera për tu pyetur Auron Tare e arkeologë e studiues të tjerë shqiptarë? Ne rrezikojmë identitetin tonë shqiptar, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë se jemi të votuar nga ata qytetar për të mbrojtur atë që po tentoni ta vidhni me ligje e vendim qeverie. Qeveria juaj ka vendosur që Butrnit të trajtohet si mall tregtar. Mos u çudisni si tek inceneratorët të kemi para për bileta avioni, për të blerë miell e sheqer, para për të justifikuar milionat që do të merren nga Butrinti”, tha Zhupa.



3 Comments

  1. I gjati ine do ndalur sa nuk eshte vone . Ky kujton se te fitosh zgjedhjet per te udhehequr kombin do te thote se mund te beshe çte duash , ky pushtetin nuk e merr si pergjegjesi por si perfitim . Po e lame akoma te beje çte doje kete te marre ka per te na marrosur si kombe . Ketij te marri e te babezituri per para e pushtet i duhet vene fre me çdo mjet dhe menyre te mundeshme .

  2. A ka ngel me gje per ta shkatrruar ky kurve njeri . Palloshi po e shkaterron kete vend . Ky nuk do ndaluar por vrare me buke ne goje sa nuk eshte vone .

  3. Skeni pare gje akoma . Jemi ne mes te udhetimit prandaj blidheni mendjen edhe per ca kohe dhe futini nje rruge italie apo gjermanie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *