• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e policit që qëlloi djalin e kryeplakut në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në foton më sipër është Lisian Myrtaj, oficer policie pranë Delta Forcë në Vlorë që pasditen e së premtes u konfliktua me të riun Jurxhino Todi (Aliaj). Efektivi i policisë qëlloi ndaj makinës tip Benz ML ku udhëtonte 24-vjeçari Todi i cili është identifikuar si djali i kryeplakut të Kaninës, por me mbiemër të ndryshuar. Myrtaj u shoqërua në komisariatin e Vlorës ndërsa Todi është ende në kërkim. Polici është marrë në pyetje dhe ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Ai është shprehur se ka pasur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliaj). Efektivi i policisë ka deklaruar se kur ka dalë nga shtëpia, ka parë makinën e Juxhinit i cili sapo e ka parë i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.

Sipas tij, kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative 3 herë dhe është vetëdorëzuar duke deklaruar se ka goditur për vetëmbrojtje jashtë derës së shtëpisë së tij.

Motiv i debatit sipas burimeve ka qënë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën. Policia po heton pistat e një konflikti personal mes autorit dhe shënjestrës. Sipas dëshmitarëve ka pasur replika mes autorit dhe objektivit, debate dhe fyerje, para se të nxirreshin armët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Haha I ka pare të dashuren dhe e ka qelluare me pistolet e të llefsha mentaliteti Turke Otomane Talibane… Ju jeni Çeçene o laluce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *