• |
ide | kryesore

Nuk ka mrekulli të tetë: Skënderbeu i fundit dënon Kastriotin për Europën

-Instant, Sport



Tre pikë për të mbajtur edhe pak gjallë shpresat për mbijetesë. Skënderbeu i vendit të fundit i jep të paktën Gegës kënaqësinë e fitores së parë që kur është ulur në pankinën korcare. Bardhekuqtë arritën një fitore të rëndësishme me Kastriotin në sfidën e javës së 32 të Superiores, duke mundur skuadrën e Celës 2-0 në Korçë.

Pas shtatë fitoreve radhazi, krutanët ndalojnë atëherë kur nuk duhej, duke lëshuar terren për Europën, që në këtë pikë nuk është më shumë e mundshme. Skënderbeu, në anën tjetër, kërkoi me dëshpërim suksesin që do ta mbante ende në lojë dhe e nisi mirë takimin, duke kaluar në avantaz në minutën e 20’ të takimit me Mensah. Kastrioti nuk bënte keq duke e thjeshtuar menaxhimin e lojës së korcarëve që shkuan pa problem deri në fund të pjesës së parë.

Cela e nis me zëvendësime pjesën e dytë, por që nuk sollën ndonjë ndryshim në lojë. Kundërsulmi i Skënderbeut ndërkohë vulosi fitoren 9 minuta përpara fundit, me Pusin që mbylli llogaritë dhe vulosi tre pikët për Skënderbeun. Kjo është fitorja e parë për korçarët pas pesë muajsh e gjysmë, që nga ajo fitore e 18 dhjetorit të 2021, për koincidencë po kundër Kastriotit brenda në Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *