• |
ide | kryesore

Zgjedhja e presidentit, Alibeaj: PD kundër raundit të parë në 10 maj

-Instant, Lajme, Të fundit



Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve, në kuadër të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeja duke folur në këtë mbledhje ka kërkuar që data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Sipas tij koha sipas rregullores është deri më 24 maj, dhe kjo datë duhet të jetë për raundin e parë të votimit. Ndryshe nga Alibeaj, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka kërkuar datën 10 maji për raundin e parë të votimit.

Për Alibeajn kjo kërkesë duhet të pranohet për të përcaktuar nëse procesi është i njëanshëm apo do përfshihen të gjithë.

“Nuk jam dakord. Se është një proces që zhvillohet në parashikimet kushtetuese po duhet t’i shërbejë publikut. Duhen zgjedhje që publikut të jetë i mirëinforumuar. Unë sugjeroj që si datë i startimit të procesit të zgjedhjes së Presidentit të jetë në ( 10 maji). Duhet ta krijojmë si traditë se konferenca e kryetarëve, duhet të përcaktohet në mënyrë të përbashkët. Afati i fundit apo më i hershëm është 24 maji. Procesi duhet të fillojë sëpaku 24 maj. Pra 60 ditë para përfundimit të mandatit.” tha Alibeaj.

Mes të tjerash Alibeaj ka propozuar që për të gjitha raundet e votimit, duhet të ketë distancë maksimale kohore prej 7 ditësh. Duke argumentuar këtë, Alibeaj shtoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit duke qënë se është i një interesi të veçantë duhet kohë dhe nuk duhet të nguten. 



9 Comments

  1. Na hapet barkun o debila . Nuk i rruhet njeriu se kush do jete president , ne fund te fundit nje kukull do jete .
    E xhveshet presidentin nga çdo gje dhe tani kerkoni nje supernjeri . Vankulo politikes kurve . Mire keta te sektit mavi qe e dime se cilet jane po ju o Alibeaj bse beni lojen e tyre ?

  2. Lereni shown e pseudopresidentit pa breke .
    Me shume kompetenca ka nje druvar se te siguron dimrin sesa presidenti .

  3. Palaço nje pale {mavite} , akoma me palaço pala tjeter .
    Sa kushton nafta sot ? Apo kush po e rruan se ju keni makina shteti ne perdorim ?

  4. nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

    E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!Salih karaxhic berisha serbi komunist i milices i perjashtuar nga bisedimet dhe shpellkaret sot jane te mbyllur ne bodrumet e shqupit te salihut

  5. Ti Alibythqiri shko dhe konsultoje nje here me elektoratin tend emrin e presidentit. Te shohim sa veta mbledh se Luli e mblidhte nje 50-she. Po ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *