• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni baletin e Vinicius e festën e Real Madrid në dhomën e zhveshjes: “APorLa14” ide fikse

-Instant, F1, Sport, Video



Festa e madhe në fushë në Santiago Bernabeu pas bilbilit të trefishtë për Real Madrid, që kopsiti kalimin në finalen e Champions League, pas suksesit me përmbysje 3-1 në gjysëmfinalen e kthimit ndaj Manchester City, ndaj të cilëve u deshën kohët shtesë. E kuptueshme për mënyrën si u arritën gjërat, me dy golat në të 90′ e 91′ të Rodrygos, kompletuar më pas me golin me penallti të Benzema. E në përfundim, u shfaq slogani “APorLa14”, sa për të treguar se Blancos e kishin menduar gjithnjë finalen: më 28 maj në Paris, merengues synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, trofeun e 14 në historinë e tyre. Më pas festa shpërtheu në dhomat e zhveshjes: Mendy dhe Vinicius Jr organizuan një balet qesharak, në të cilin morën pjesë edhe pjesa tjetër e shokëve të skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *