• |
ide | kryesore

36 deputetë nuk morën pjesë/ Paloka: Nuk kishte bojkot të Këshillit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD-së të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, Edi Paloka ka folur pas zgjedhjes në këtë detyrë. I pyetur për mungesën e pjesës më të madhe të deputetëve në këtë mbledhje të zhvilluar pasditen e së premtes, Paloka tha se nuk e shihte kështu.

“Ju thoni bojkot, por 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar ishin prezentë dhe nuk më duket e tillë” – tha ai.

Paloka u shpreh se nesër do të zhvillohet një protestë e heshtur përpara komisariateve të policisë në rrethe për vetëvarjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Kavajë. Ndërsa në Tiranë, Paloka tha se do ketë një protestë të heshtur përpara Kryeministrisë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

    Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *