• |
ide | kryesore

Abazoviç flet për “Ballkanin e hapur”: I shërben më së shumti Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tani drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen më herët. Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes të ketë të 6-të shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë në Klan Kosova ai tha se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për 6 shtete, nuk është i bërë për 5 shtete e gjysmë ose 3 shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për 6 shtete. Gjithkush që merr pjesë, prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” – tha ai.

Shefi i qeverisë së Malit të Zi thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. 

“Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet”.

Abazoviq foli edhe për diskutimet se kjo iniciativë rajonale është projekt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të krijuar “Serbinë e Madhe” për çka thotë se nuk ka kuptim duke qenë se Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

“Ka ekzistuar dhe ekziston një frikë që është një projekt i ‘Serbisë së Madhe’ dhe i Vuçiqit, ndonëse është e çuditshme që Shqipëria të jetë pjesë e një projekti që ka të bëjë me ‘Serbinë e Madhe’ – mirëpo mund të jetë narrativë politike.

Ajo çka është gjëja kryesore është që të rritet besimi mes shteteve rajonale dhe që kjo të bëhet duhet të ekzistojë komunikimi dhe kjo ndodh vetëm dy herë në vit – në Berlin dhe në Vjenë ku jemi takuar kryeministrat qershorin e kaluar, ku bëhet një bisedë ose pihet kafe dhe askush nuk komunikon më me askënd unë mendoj se është mënyra e gabueshme.

Nuk di kush është ai person që ka qejf të presë në kufi, nuk flas vetëm për turistët nga Kosova në Mal të Zi, por edhe qytetarët e Mali të Zi që duan të shkojnë në Serbi, Mal të Zi apo kudo tjetër në rajon” – tha ai. /Klan Kosova



13 Comments

      1. Shko mor qiu..spiun. Mos tia kishe shtuar prapashtesen viç mbiemrit nuk do ishe bere asnjeher kryeminister.

  1. Kosovarët nuk e paskan kuptuar dobinë e Ballkanit te hapur, ja u desh ky tipi t’ua shpjegojë. Mali i zi ka tani një kryeministër shqiptar me konsensus kur vetë shqiptarët nuk kanë asnjë të drejtë.

  2. Jam dakort me Dritan Abazoviqin, sic thoshte dhe At Zef Pllumi : armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret! Eshte e kote, nuk te kuptojne kosovaret .. po morren vesh qe Shqiperia po ben me mire se ta apo do t’i ndihmoje bien te semure, kane smire te fshehur ndaj Shqiperise!

    1. Kosovaret kane smire te fshehur per shqiptaret e Shqiperise?????? Seriozisht e ke o Ta-vë?😂.E verteta eshte qe shqiptaret e Kosoves kane qene para nesh, jane e do jene. Me 15 vjet shtet jane me shtete se ne shqiptaret e Shqiperise qe kemi 122 vjet shtet.

      Mos te flasim pastaj per perbuzjen qe ju bejme ne shqiptaret vellezerve kosovare duke i etiketuar “maloke” “te trashe” etj etj a thua se ne shqiptaret e Shqiperise jemi pariziene. Te ishim kaq te mire do ishim bere njerez e shtet tamam e jo si sot qe jemi kthyer ne republike bananesh ne 2022 dhe po marin robt buke me liste si ne kohen e Dulles.
      Kosovaret nuk kane smire fare per Shqiperine e shqiptaret, perkundrazi i rrespekojne ne maksimum kur shkojne ne Kosove si dhe dynden ne plazhe tere veres e na sjellin qindra milione euro te ardhura qe fatkeqesisht ne i perrlan Ramazani qe ke trau ne Kalimash e pastaj me vjedhje me koncensione e rruge me 25 milione euro km.

  3. Edhe nje shqiptar qe behet KM ne Mal te Zi, fatkeqesisht del pall kari. Ik bashkohuni prape behuni republika te Serbise sic ishit te Jugosllavise para 30 vjetesh. Kemi nevoje per tu integru ne perendim, Europe e jo te shpikim artifica te shkojme ne Serbi.

  4. Deklaratat e Abazovicit per Open Ballkan dhe “perfitimet” e Kosoves, si dhe per demarkacionin, duke permendur pilitikanet e asaj kohe ne Prishtine, jane tregues te diletantizmit politik te Abazovic.

    E mori karrigen fale Gjukanovicit, te cilin e beri tabele qitjeje para zgjedhjeve dhe me pozitat e qeverise se tij, jo solide, po kerkon te zbute serbet e te justifikoje pjesmarrjen ne projektin Soros-Rama-Vucic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *